Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando është takuar sot me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, me të cilin ka biseduar për krizën pandemike, reformat urgjente, integrimi në BE dhe për dialogun që udhëhiqet nga BE-ja.
Orlando përmes një postimi në Twitter ka shkruar se gjatë takimit ai ka siguruar zëvendëskryeministrin Bislimi për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën.
“Përgjigja e Qeverisë ndaj përkeqësimit të krizës pandemike, reformat urgjente, integrimi në BE dhe dialogu i udhëhequr nga BE-ja ishin sot tema të një takimi shumë frytshëm me zëvendës kryeministrin, Besnik Bislimi. Unë e përgëzova atë dhe e sigurova për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën. Ne u pajtuam të mbesim në kontakt të ngushtë”, ka shkruar diplomati italian./Front Online
Govt response to worsening pandemic crisis, urgent reforms, #EU integration & EU-led dialogue were topics of very productive meeting w/Deputy PM @BislimiBesnik today. I congratulated him & assured #Italy‘s continued support to #Kosovo. We agreed to remain in close touch.
?????? pic.twitter.com/D6J6KgvRv9
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) April 7, 2021