Ambasadori i Italisë në Kosovës, Nicola Orlando ka takuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën ka rishikuar zhvillimet aktuale dhe nismat e fundit në luftën e përbashkët kundër coronavirusit.
Kështu ka bërë të ditur vet Orlando përmes një postimi në Twitter.
Ai tha se kanë rënë dakord për rëndësinë e forcimin e bashkëpunimit ndërparlamnetar në muajt e ardhshëm.
“Dje kam pasur një takim shumë të frytshëm me Kryetaren Vjosa R. Osmani. Ne rishikuam zhvillimet aktuale dhe nismat e fundit në luftën e përbashkët kundër #Coronavirus. Gjithashtu ramë dakord për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërparlamentar në muajt në vazhdim”, ka shkruar ai në Twitter.