-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ora policore e zbraz Prishtinën dhe e mbush Fushë-Kosovën

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Ora policore e caktuar vetëm për disa komuna po shtynë qytetarët, që pas orës 21:00 të drejtohet në komunat e tjera më të afërta.

    Një gjë e tillë po praktikohet në Fushë Kosovë. Kur në Prishtinë kafeneve po iu vihet dryri, Fushë Kosova po mbushet me qytetarë.

    Derisa në Prishtinë nuk ka lëvizje pas orës 21:00, situatë krejt tjetër është në Fushë Kosovë atje qytetarët vërshojnë rrugët

    Një pamje e tillë ishte të martën në kryeqytet.

    Në rrugë nuk kishte qarkullim te qytetarëve.

    E në ora 21:00 u mbyllën edhe kafiteritë.

    Krejt kjo si pasojë e vendimit të qeverisë, që qytetarët e Prishtinës nuk mund të lëvizin pas orës 21:00.

    Por , një pamje krejt tjetër ishte pak kilometra larg Prishtinës.

    Sipas vendimit të qeverisë, edhe në Fushë Kosovë pas orës 21 këto kaftieri do të duhet të ishin të mbyllura.

    Por, që një vendim i tillë duket se nuk u respektua.

    As qytetarët nuk hezituan ti frekuentojnë ato.

    E mos respektimi i masave të vëna nga Qeveria, po i shqetëson edhe zyrtarët në Komunën e Fushë Kosovës.

    Ali Topalli zëdhënës në këtë Komunë, tha se po detyrohet që së bashku me Inspektoratin Sanitar të dalë e ta monitoroj vetë gjendjen.

    Ndërsa gjendja e krijuar ditëve të fundit në Fushë Kosovë nuk po u pëlqen as qytetarëve.

    Por, deklaratat e tilla po i mohon pronari i një kafiterie në Fushë Kosovë.

    Besnik Berbatovci tha se vendimi për mbylljen e gastronomisë po respektohet nga ana e tyre.

    E vendimi për mbylljen e Gastronomisë nuk u prit mirë as në Gjilan.

    Madje gastronomet e Gjilanit të Mërkurën dolën për të protestuar para objektit të komunës.

    Dhjetëra pronarë të lokaleve e restoranteve në u priten nga nënkryetari i kësaj Komune Arber Ismaili.

    Ky i fundit tha gastronomet kanë të drejtë. Por që janë drejtuar në institucionin e gabuar.

    E ankesa nga gastronomet pati edhe në Mitrovicë.

    Pronarët e bizneseve u pritën në takim nga kryetari Agim Bahtiri.

    Ai u kërkoi atyre të respektojnë masat e vëna, ndërkaq këta të fundit paralajmëruan se nuk do ti respektojnë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur edhe një herë mbi situatën e krijuar që nga mbrëmë nga dhuna që shpërtheu gjatë...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon kalimin drejt...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë të ditur se situata e zjarreve atje paraqitet e stabile në disa zona, megjithatë 23...
    Të tjera
    Lajme15 Gusht 2025
    Vrasja e trefishtë në Gjilan që ndodhi ditë më parë ka zgjuar indinjatë qytetare për çka veçse është thirrur protestë të premten....
    Lajme15 Gusht 2025
    Redaktorja e RTK-së, Jehona Zhitia i ka reaguar zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili me anë të një statusi në Facebook,...
    Lajme14 Gusht 2025
    Një zjarr i madh ka përfshirë Sllatinën e Vushtrrisë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i këtij qyteti, Ferit Idrizi....
    Sport14 Gusht 2025
    Mesfushori i Manchester United, Casemiro, ka shprehur besim të plotë se skuadra e tij do të fitojë titullin e Ligës Premier gjatë...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur edhe një herë mbi situatën e krijuar që nga mbrëmë nga dhuna që shpërtheu gjatë...
    Lajme14 Gusht 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara ta Amerikës, Donald Trump tash e disa herë e ka përmendur se ka ndaluar shpërthimin e një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.