×
  • Vip
  • Vip

    Opinionistja e BBVK-së: Më kanë komentuar ‘gruaja plakë qysh s’të vjen marre me shku në Big Brother

    FrontOnline
    24 Tetor 2023

    Të mërkurën e kësaj jave e ftuar në emisionin “Ora e Pasdites” ishte opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Muçaj-Haradinaj.

    Për Anitën, kjo është hera e dytë në rolin e opinionistes në një format si ky. Ndaj se sa është sfiduese të gjykosh drejtë në një reality show, tregoi ajo vet.

    Ajo fillimisht tha se punën në televizion di ta bëj më së miri, e më pas u ndërlidh edhe me komentet që audienca mund t’i ketë kundrejt mendimeve të saja ndaj banorëve të BBVK-së.

    “Unë me komente nuk merrem fare. E kam thënë edhe disa herë më parë se më është trashur lëkura nga komentet e të tjerëve. Por një nga komentet më qesharake ka qenë ‘gruaja plakë, s’po të vjen marre me shku në Big Brother’”, u shpreh ajo mes të qeshurave.

    Opinionistja e BBvK-së u pyet se a e favorizon ndonjë banorë, ani pse është në njohje e sipër.

    “Ne akoma jemi duku u njohur me banorët, dhe nuk është që secili rri statik në pozicion, ata nga java në javë ndryshojnë. Për shembull, gjatë një jave mund të ketë më shumë energji dhe jep më shumë nga vetja vet, pastaj në javën tjetër bie në heshtje. Do të thotë nuk mundesh të krijosh preferenca aty, për arsye se nga java në javë ndryshon secili nga ata”, tha Muçaj-Haradinaj.

    Anita, përgjatë bisedës foli edhe shumë çka tjetër, ajo tregoi se kush ishte e preferuara e saj në edicionin e parë të BBK-së, por edhe se çfarë i tha bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj për pjesëmarrjen e saj në BBK.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Vip09 Tetor 2024
    Ish fituesja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egla Ceno kohës së fundit ka bërë disa ndryshime në pamjen e saj. Ajo ka...
    Vip09 Tetor 2024
    Në emisionin ‘PaProtokoll’ është diskutuar për “Rrjetet Sociale dhe Hapësira e Shantazheve Modern”. Pjesë e panelistëve ka qenë edhe ish-finalistja e BBVK,...
    Vip09 Tetor 2024
    Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Data se kur do...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Bashkimi Europian pritet të mbajë në 15 tetor, në Luksemburg, Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila shënon dhe çeljen e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Mendimi për motin – 9.10.2024 – Trendet javore Sipas trendeve të fundit javore, javën e ardhshme, pritet të kemi mot më të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se për të heronj janë të gjithë ata që kanë luftuar,...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvillon nesër një vizitë në Tiranë. Sipas informacioneve, ai pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 11:00...
    Sport09 Tetor 2024
    Opinioni i futbollit në Kosovës është habitur mbrëmë kur doli lajmi se Drenica e pakënaqur me rezultatet, ndau rrugët me Megzon Visokën...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për bisedat e publikuara në media të shefes së deputetëve të VV-së,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.