×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacioni “Dinari serb”, Policia konfiskoi para dhe intervistoi menaxheren e “Nardodna Banka” si të dyshuar – detaje

    FrontOnline
    29 Maj 2024

    Policia njofton se në vazhdën e veprimeve hetimore në lidhje me rastin e titulluar “Dinari serb” sot është realizuar kontrolli i filialës së bankës së ashtuquajtur “Nardodna Banka” në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicën Veriore, me ç’ rast është kontrolluar një kasafortë e cila në kohën e kryerjes së kontrollit me datë 20.05.2024 nuk ishte arritur të hapej në mungesë të personit përgjegjës i cili kishte çelësat.

    “Hetuesit policor kanë arrit që me datë 29.05.2024 të identifikojnë menaxherin e pikës, e cila është kontaktuar dhe ka sjellë çelësat e kasafortës në prezencën e së cilës është hapur dhe janë sekuestruar mjetet monetare si në vijim: 152,290.00 Dinar (njëqind e pesëdhjetë e dy mijë e dyqind nëntëdhjetë dinar serb) 4580€ (katërmijë e pesëqind e tetëdhjetë euro) dhe 940 CHF (Nëntëqind e dyzet franga zvicerane)”, njofton policia, transmeton Express.

    Pas përfundimit të kontrollit menaxherja e pikës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarës në prezencën e Avokatit mbrojtës, përderisa procesi i kontrollit është zhvilluar pa asnjë incident, thuhet në njoftimin e policisë.

    “Hetime të tjera profesionale lidhur me rastin janë në proces dhe të gjitha vendimet ligjore në vazhdim do të ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

    Në maj autoritetet në Kosovë kanë kryer një operacion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.