×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OKB: Për shkak të COVID-19, në Shqipëri po lihen pasdore të sëmurët tjerë

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Në raportin e saj më të fundit rreth situatës socio–ekonomikë të krijuar në Shqipëri nga pandemia COVID-19, Organizata e Kombeve të Bashkuara ngre shqetësimin se sistemi shëndetësor në Shqipëri mund të ulë vëmendjen ndaj sëmundjeve të tjera që mund të trajtohen. Kjo sipas saj mund të sjellë më shumë humbje jete sesa po shkaktohen nga pandemia.

    “Sistemi shëndetësor në Shqipëri mund të mbingarkohet shpejt nga pandemia e COVID-19, nëse nuk mbështetet si duhet. Vdekjet nga vetë pandemia mund të tejkalohen së shpejti edhe nga vdekjet për shkak të sëmundjeve të parandalueshme ose të trajtueshme, pasi nuk do të mund të menaxhoheshin më për shkak të mosfunksionimit të sistemit shëndetësor”.

    Në raport thuhet se shpenzimet publike për shëndetësinë janë më të ulëta në Shqipëri sesa në shumicën e vendeve të Evropës Juglindore. Ndërsa parashikimet për vitet 2020-2022 tregojnë një ulje të lehtë në 2.94% deri në vitin 2022.

    “Projeksioni i OBSH për vitin 2020-2022 tregon se Shqipëria do të shpenzojë për tre vitet e ardhshme më pak se 10% për shëndetin nga paratë e përgjithshme publike. Rënia e burimeve për kujdesin parësor është shqetësuese. Strategjia për zhvillimin e kujdesit parësor në Shqipëri kërkon një buxhet të rritur në 25%. Roli i rëndësishëm i kujdesit parësor në përgjigjen dhe shërimin e COVID 19 është i rëndësishëm”.

    OKB rekomandon për kontrollin e situatës ngritja e mekanizmave rregullues dhe koordinues për menaxhimin e dyfishtë të sistemit të gjurmimit shëndetësor, si dhe forcimi e platformave të ofrimit të shërbimeve./Tv Klan

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Një 23-vjeçar është plagosur nga thika në Pogradec. Sipas abcnews.al, i riu u përlesh me një person tjetër për motive të dobta,...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Këshilltari Special i ShBA-së, Jack Smith, i cili udhëhoqi çështjet federale kundër Donald Trump me akuzat për përpjekje për të përmbysur humbjen...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Një aksident automobilistik në verilindje të Gjermanisë ka shkaktuar dy viktima dhe ka lënë katër persona të lënduar rëndë, sipas njoftimeve nga...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.