×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OKB kërkon sigurim shëndetësor për të gjithë

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Kohërat me pandemi tregojnë sa i rëndësishëm është shëndeti. Për ta ruajtur atë duhet sigurimi shëndetësor. Këtë e di edhe OKB-ja, prandaj kërkon prej kohësh sigurim shëndetësor për të gjithë, Universal Health Coverage.

    Me një rezolutë të nxjerrë më 2012-n, vendet kanë rëndë dakord që një sigurim shëndetësor për të gjithë të arrihet në vitin 2030. Por sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, thotë se “koha nuk pret”. Duke folur të mërkurën (7.10) për politikat në fushën e shëndetit, ai tha se “pandemia ka nxjerrë në pah sistemet e papërshtatshme të mbrojtjes së shëndetit, boshllëqet e mëdha të mbrojtjes sociale dhe pabarazitë strukturore brenda vendeve dhe midis tyre”.

    Gjysma e popullsisë së botës nuk ka sigurim të plotë për të mbuluar shërbimet për shëndetin. 100 milionë vetë janë varfëruar deri në ekstrem, dhe jetojnë me 1,90 dollarë në ditë, sepse janë të detyruar të paguajnë kosto të larta për shëndetin. 12 për qind e popullsisë së botës harxhon 10 për qind të të ardhurave për të paguar për kujdesin shëndetësor. “Ne na duhet tani sigurim shëndetësor për të gjithë duke përfshirë edhe sigurimin për shëndetin mental, në mënyrë që të rrisim forcat në luftën kundër pandemisë dhe të përgatitemi për krizat e ardhshme,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres.

    Kërkohen investime të mëdha

    Ndër rekomandimet e OKB-së është vendosja e kontrollit mbi përhapjen e COVID 19, mbrojtja e shërbimeve të tjera në fushën e shëndetit, sigurimi i vaksinës, analizave dhe trajtimit për të gjithë si edhe përmirësimi i sistemeve paralajmëruese.

    Përgatitja për pandemitë dhe luftimi i tyre janë çështje të shëndetit publik global që kërkojnë investime të mëdha. Guterres “i kërkon të gjithëve të fillojnë menjëherë të investojnë për sigurimin shëndetësor universal dhe forcimin e sistemit të shëndetësisë”.

    Nëse nuk investohet në sistemin e shëndetësisë, kostot dalin më të larta. Pandemia është duke i marrë ekonomisë botërore 374 bilionë dollarë në muaj, ndërkohë që 500 milionë vetë kanë humbur vendin e punës. Shëndeti është një çështje e rëndësishme e axhendës ndërkombëtare dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

    Sigurimi universal i shëndetit do të thotë që çdo individ dhe komunitet të marrë shërbimin shëndetësor të nevojshëm, pa vuajtur financiarisht. Sigurimi duhet të përfshijë të gjithë spektrin e shërbimit bazë të shëndetit kualitativ, duke filluar me parandalimin, trajtimin, rehabilitimin dhe kujdesin paliativ. Organizata Botërore e Shëndetësisë po ndihmon vendet që të ngrenë sistemet e sigurimit të shëndetit për të gjithë, dhe po monitoron progresin/DW.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Qeveria shqiptare miratoi sot në parim marrëveshjen me Nikaraguan, për përjashtimin e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit. Po...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Sot bëhen 23 vite që nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, të cilat ndryshuan përgjithmonë qytetin e Nju Jorkut dhe SHBA-në....
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Franca do të ketë Qeveri të re “javën e ardhshme”, tha kryeministri konservator i zgjedhur së fundi, Michel Barnier, teksa ai po...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, bënë homazhe në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Aktivistja nga Sanxhaku, Amina Nuraj, ka folur për përvojat e saja të ndalimit në pikat kufitare të Serbisë disa herë kur ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ishte sot paneliste në samitin “Vital Voices” në Varshavë të Polonisë. Tema e këtij diskutimi ishte “Si...
    Lajme11 Shtator 2024
    Dy zyrtarët komunalë të Drenasit, Xhafer Ramaj dhe Shefqet Morina, të cilët akuzohen për korrupsion, në seancën e të mërkurës, në Gjykatën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurti për vizitën e tij të fundit në veriun e Kosovës, duke...
    Lajme11 Shtator 2024
    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se Prokuroria Speciale e Kosovës nuk dha shumë informacione për aktakuzën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.