×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Oferton me produkt më të mirë, “Isa Boletini” e eliminon nga gara

    FrontOnline
    16 Janar 2020

    Kompania “Interlab” është eliminuar nga gara në tenderin e “Pajisje laboratorike FTU”  e shpallur nga Universitetit Publik të Mitrovicës “Isa Boletini”, pasi që ky Operatori Ekonomik (OE) ka ofruar një autoklavë e rrotullueshme deri në 0.3 Mega Paska, deri sa në dosje të tenderit është kërkuar autoklavë nga 0,21 deri në 0,23 mega paskal, raporton “Front Online”. Në seancën e OSHP-së të cilën e ka monitoruar “Front Online”

    Betim Sadriu nga kompania “Interlab” ka thënë se në këtë proces të Prokurimit ai ka ofertuar me një autoklavë e cila 0,3 mega paskal, por e cila mund të rregullohet varësisht prej nevojave të Autoritetit. “Pretendimet kryesore që kanë qenë arsye pe eliminimin tonë është së është kërkuar një pajisje e cila njihet si bioreaktor e që përdoret për reaksione Organike i cili sipas Dosjes së Tenderit (DT) është kërkuar që të ketë UPS Chiller dhe kompjuter. Ne nga prodhuesi Infors nga Zvicra kemi pranuar autorizimin dhe ofertën me te cilën kanë qenë të përfshire edhe aksesoret përcjellës për ketë pajisje po ashtu edhe instalimi do te behet tek vendi ku e përcakton Autoriteti Kontraktues (AK), andaj ne jemi bazuar se prodhuesi do t’i ofroj të gjitha pasjet përcjellëse në bazë të kërkesës së Autoritetit Kontraktues. Dëshiroj të theksojë  e AK nuk e ka shfrytëzuar nenin 72 për informata sqaruese. Për pretendimin e dyte është kërkuar një pajisje laboratorike një pajisje autoklavë me rang të presionit punues nga 0.21-0.23 mega paskal, ndërsa ne kemi ofruar pajisje e cila mund te arrije maksimumin deri në ne 0.3 mega paskal që është më e mirë se kërkesa e Autoritetit Kontraktues pasi qe ky rang i presionit është i rrotullueshëm, raporton “Front Online”.

    Në anën tjetër Haxhimet Ferati ka thënë se OE ankues  nuk posedon katalogun për pajisjet përcjellëse Chiller, ketë nuk e kemi thënë vetëm ne, por edhe eksperti shqyrtues. “Kjo kompani nuk i ka plotësuar kushtet” ka thënë ai.

    Në fund të seancës eksperti teknik shqyrtues  Agron Sverkaj tha se mbetet prapa raportit të tij, ku kërkoi që ankesa e Operatorit të Ekonomik të hidhet si e pa bazuar.

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesi nga Autoriteti Kontraktues kërkoi nga Paneli që ankesën e Operatorit Ekonomik ta hedhë poshtë si të jashtë afatshme dhe ta lej në fuqi vendimin e AK

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do të iu mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimi  /

    Front Online /

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të...
    Lajme06 Mars 2025
    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, për FrontOnline ka folur pas mbledhjes së përfaqësuesve politikë që patën takim me...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar Betejën e Koshares, duke thënë se ishte një akt i pastër besimi se për liri,...
    Lajme09 Prill 2025
    Tarifat e reja ndaj mallrave të importuara nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në fuqi më 9 prill. Masat tregtare janë në...
    Lajme09 Prill 2025
    Pas takimit të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me përfaqësuesit e partive politike në vend, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arber Rexhaj,...
    Lajme09 Prill 2025
    Sot shënohet 26-vjetori nga Beteja e Koshares. Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Mati Nissinen. Në takim, u diskutuan mundësitë për forcimin e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.