×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    OEA i ankohet zyrtares së DASH-it për vendimin e Qeverisë: Po dëmton kompanitë amerikane

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2023

    Një delegacion i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë është takuar sot me Drejtoreshën e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Colleen Huyland.

    Në këtë takim përfaqësuesit e Odës Amerikane kanë shprehur shqetësime lidhur me sektorin publik në fushën e politikave ekonomike dhe tërheqjes së investimeve.

    Siç bëhet e ditur në njoftim për media, Oda Amerikane ka theksuar nevojën urgjente për heqjen e ndalimit të importit të produkteve finale nga Serbia, duke thënë se po ndikon negativisht në brendet amerikane dhe brendet tjera ndërkombëtare që operojnë në Kosovë.

    “Gjatë takimit, përfaqësuesit e Odës Amerikane shprehën shqetësimet e tyre lidhur me angazhimin me sektorin publik në fushën e politikave ekonomike dhe prospekteve të tërheqjes së investimeve. Veçanërisht, ata ritheksuan urgjencën e heqjes së ndalimit të importit të produkteve finale nga Serbia, duke përmendur ndikimin negativ në brendet amerikane dhe të tjera ndërkombëtare që operojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

    Oda Amerikane gjithashtu në njoftim thonë se kanë shprehur shqetësimet lidhur me ndikimin negativ që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë në operacionet e tyre afariste.

    Në komunikatnë e Odës Ekonomike Amerikane thuhet se zyrtarja e DASH e ka mirëkuptuar qëndrimin e tyre duke theksuar efektet negative të ndalimit të importit si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.

    “Drejtoresha Hyland mirëkuptoi qëndrimin e Odës Amerikane, duke theksuar efektet e dëmshme të ndalimit të importit si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Lidhur me çështjen e prospekteve të tërheqjes së investimeve, ajo rekomandoi që Kosova të ndërmarrë masa proaktive për të përmirësuar brendin e saj ndërkombëtarisht. Drejtoresha Colleen Hyland theksoi rolin e rëndësishëm të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se kjo do të kontribuonte dukshëm në krijimin e një mjedisi të favorshëm për rritje ekonomike”, thekson komunikata.

    Hyland ka inkurajuar Kosovën që t’u japë përparësi nismave që nxisin bashkëpunimin dhe forcojnë pozitën e saj ndërkombëtare./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Vehbi Bujupi, banor i fshatit Arllat të Drenasit, është përballur me një situatë të pazakontë lidhur me faturën e energjisë elektrike. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    Gjykata e Shkodrës ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e dy vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj, të cilët dyshohen si autorë të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Drejtori për Fqinjësi dhe Zgjerim e BE-së ka shkruar në faqen zyrtare për raportin më mes të Kosovës dhe BE-së, duke treguar...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës do të mbështesë me 100 mijë euro familjarët e veprimtarit të vrarë Enver Hadri, për vrasjen e të cilit...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Hajdar Beqa me numër 31, fton të gjithë bashkëatdhetarët që të votojnë, pasi vota e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Vip10 Janar 2025
    Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendjen e gjithë publikut, pas hyrjes së Gjestit, si banori më i ri në shtëpi. Por...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.