×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Oda Amerikane: Krijimi i Gjykatës Komerciale, ndihmesë e madhe për operimin e bizneseve të vogla

    FrontOnline
    21 Tetor 2021

    Ndikimi dhe përfitimet nga themelimi i Gjykatës Komerciale për sektorin privat në Kosovë, si dhe përmirësimi i klimës së investimeve, ishin disa nga temat kyçe të cilat u diskutuan gjatë një forumi të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Programi i USAID për Drejtësi Komerciale me pjesëmarrës nga Kuvendi i Kosovës, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe sektori privat.

    Doarsa Kica Xhelili, depute dhe kryesuese e grupit punues pranë Komisionit Parlamentar Legjislativ, ka theksuar rëndësinë e formimit të Gjykatës Komerciale dhe përmendi lehtësimin e operimit të bizneseve pas formimit të tij.

    Ajo tha se si kryesuese e këtij grupi punues konsideron se miratimi i ligjit për Gjykatën Komerciale është esencial për nivelin e vendit dhe për të lehtësuar proceset dhe zgjidhjet e shpejta të konteksteve, duke theksuar në veçanti trajtimin e barabartë që kjo Gjykatë u ofron të gjitha bizneseve.

    Kica-Xhelili u shpreh se janë të gatshëm që ta shtyjnë votimin për themelimin e kësaj gjykate në një afat sa më të shpejtë, gjithmonë duke konsideruar edhe sugjerimet dhe komentet e institucioneve dhe organizatave përkatëse për themelimin dhe mbarëvajtjen e saj.

    Këshilltarja Ligjore e Kryeministrit të Kosovës, Tea Blakaj-Hoxha, përmendi risitë në rast të themelimit të një gjykate të tillë. Sipas saj, Gjykata Komerciale do të jetë shembull edhe për gjykatat e tjera për mënyrën e menaxhimit dhe funksionimit të saj.

    Përveç kësaj, ajo shtoi se objekti i ri, pas themelimit të kësaj gjykate, do të ketë rritje të numrit të gjyqtarëve të rinj dhe bashkëpunëtorëve professionalë.

    ‘’Gjykata Komerciale rrit transparencën dhe llogaridhënien’’, tha ajo.

    Chris Thompson, Udhëheqës i Programit të USAID për Drejtësi Komerciale, përmendi rëndësinë e Gjykatës Komerciale në rritjen e vendeve të punës dhe krijimin e hapësires adekuate për investimet e huaja, e edhe ato vendore në Kosovë. Thompson tha se menaxhimi i vështirësive të gjykatës i vëzhguar nga komuniteti i biznesit, asistimimi i gjyqtarëve, shqyrtimi i rasteve në mes bizneseve dhe Qeverisë, si dhe adresimi i konteksteve në një adresë të vetme dhe të duhur janë disa nga lehtësimet që do i sillte themelimi i Gjykatës Komerciale.

    Avokati nga Shita&Ibrahimaga, Ardi Shita, ka thënë se nuk ka zgjidhje më të mirë për përmirësimin e të bërit biznes se themelimi i Gjykatës Komerciale dhe kjo nuk vlen vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe për vendet e tjera të rajonit.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në disa lokacione në Kosovë, ku janë mbyllur dhjetë Komuna Paralele të Serbisë, raporton...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka bërë të ditur se sot ishte planifikuar që të mbahej takimi...
    Lajme15 Janar 2025
    Këtë të mërkure është paraparë që të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit....
    Të tjera
    Sport15 Janar 2025
    Barcelona do të provojë që të negociojë një marrëveshje të re me Ronald Araujon. Katalunasit do të tentojnë ta fortifikojnë uruguaianin pas...
    Sport15 Janar 2025
    Cleveland Cavaliers kanë fituar mbrëmë ndaj Indiana Pacers në xhiron e 39-të në NBA. Donovan Mitchell udhëhoqi Kavalierët me 35 pikë, përcjellë...
    Vip15 Janar 2025
    Me plot energji ka nisur sot ditën Gresa. Ajo madje u ngazëllye edhe me shijen e Vëllait të Madh, ndërsa u zgjodhi...
    Vip15 Janar 2025
    Mbërritja e zarfit të zi nga ‘Vëllai i Madh’ në shtëpi është bërë temë diskutimi mes të gjithë banorëve. Edhe Sara e...
    Vip15 Janar 2025
    Leo ka bërë një deklaratë aspak të pritshme mbi ato që shprehet se i ka thënë Driloni. Ai u shpreh se ato...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët të mbledhur në oborrin e shtëpisë tregonin gjëra nga më të ndryshmet për jetën jashtë izolimit. Driloni u shpreh se takimet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.