×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Oda Amerikane i kërkon Qeverisë që të adresojë menjëherë sfidat e rritjes ekonomike

    FrontOnline
    28 Korrik 2023

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë njeh potencialin e madh të Kosovës si një destinacion i rëndësishëm për investime. Megjithatë, nuk mund të injorohen konkluzionet shqetësuese të nxjerra në Deklaratat e Klimës së Investimeve për Kosovën të publikuara së fundmi nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit. Këto gjetje, duke theksuar ndërhyrjen thelbësore politike në ekonomi dhe mungesën e dialogut publiko-privat, vënë në spikamë aftësinë e vendit për të tërhequr investimet e huaja direkte (IHD), që janë vendimtare për zhvillimin ekonomik.

    Është shqetësuese të shihet se çështje të tilla jo vetëm që po ndikojnë në imazhin ndërkombëtar, por gjithashtu po nxisin pakënaqësi në mesin e qytetarëve të Kosovës. Hulumtimi i fundit i Pulsit Publik nga UNDP-ja ka treguar se vetëm 17.7% e qytetarëve janë të kënaqur me drejtimin ekonomik të Kosovës. Kjo statistikë sinjalizon një nevojë urgjente për ndryshim dhe përmirësim sistematik në qeverisjen ekonomike duke nënvizuar peshën e detyrave që duhen zbatuar.

    Çështja e rritjes së ndërhyrjeve politike në ekonomi dhe gjyqësor minon drejtpërdrejt besimin e investitorëve, pengon dinamikën e tregut dhe përbën rrezik të konsiderueshëm për investitorët e mundshëm. Kjo ndërhyrje vë në dyshim reputacionin e Kosovës si një mjedis stabil dhe i parashikueshëm për investime. Pa adresuar këtë, vendi rrezikon të gërryejë më tej besimin e investitorëve dhe qytetarëve të tij.

    Në mënyrë të ngjashme, mungesa e një dialogu funksional dhe sistematik publiko-privat, pavarësisht rregulloreve që detyrojnë konsultimin publik, është një çështje shqetësuese. Aprovimi i rregullave të reja shpesh pa diskutime thelbësore me palët e interesit krijon një mjedis rregullator të paparashikueshëm që mund të pengojë investitorët.

    Përtej këtyre çështjeve, vendi duhet të adresojë edhe sfidat e tjera të rëndësishme, si integrimi i kufizuar ekonomik rajonal dhe global, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, furnizimi jo i besueshëm me energji dhe vështirësitë në vendosjen e të drejtave pronësore. Sektori i madh joformal dhe korrupsioni i shfrenuar vazhdojnë të jenë pengues për investitorët, ndërsa të mbështeturit e madh në përkrahjen financiare ndërkombëtare dhe remitencat vë në pikëpyetje qëndrueshmërinë afatgjatë të ekonomisë së Kosovës.

    Qeveria duhet të veprojë shpejt dhe me vendosmëri për të zbutur këto shqetësime. Eliminimi i ndërhyrjeve politike, vendosja e një dialogu efektiv publiko-privat dhe zbatimi i strategjive për të luftuar korrupsionin dhe për të përmirësuar infrastrukturën e Kosovës duhet të jenë ndër prioritetet kryesore të agjendës së Qeverisë. Duke nxitur një klimë transparence, parashikueshmërie dhe dialogu të hapur, vendi do të përmirësojë me doemos imazhin e tij para investitorëve të huaj./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Nga të gjitha qytetet e Kosovës janë nisur autobusë me përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të marr pjesë në hapjen...
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për...
    Lajme11 Janar 2025
    Ish-konkurrenti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Gjesti në BBVA ka thënë se banorët e BBVK janë shumë të...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Artan Nimani ka nisur zyrtarisht fushatën për Kuvendin e Kosovës nga Prekazi, një vend me rëndësi historike për vendin. Me krenari dhe...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrjen e qytetarëve në hapjen zyrtare të fushatës...
    Lajme11 Janar 2025
    Ferat Shala ka njoftuar se është përsëri kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ai tha se Kosova nuk është...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Shtëpia e aktorit fitues të çmimit Oscar, Sir Anthony Hopkins, është në mesin e mijëra të tjerave të shkatërruara nga zjarri në...
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Anxhelos. Në një postim në X, ajo tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis fushatën zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, tubimi nis nga ora 17:00 Njoftimi:...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.