×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OBSH mbyll misionin në Kinë: Koronavirusi mund të mos e ketë origjinën në Wuhan

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Fakti që rastet e para me Covid-19 u evidentuan në Kinë, nuk do të thotë se sëmundja e pati origjinën atje. Kështu u shpreh eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan, sipas të cilit nevojitet një studim më i zgjeruar epidemiologjik për të kuptuar plotësisht lidhjet mes rasteve.

    Deklarata erdhi pak pasi një ekip i OBSH që udhëtoi drejt Kinës, mbylli misionin për identifikimin e origjinës së Covid-19. “Nevojitet një studim më i zgjeruar epidemiologjik për shqyrtimin e rasteve të para në Wuhan dhe për të kuptuar plotësisht lidhjen mes rasteve të para, e për të përcaktuar se në cilën pikë, në Wuhan apo diku tjetër virusi e kaloi barrierën kafshë-njeri”, tha ai.

    Më herët, kreu i OBSH, Tedros Adhanom Gebrejsus, paralajmëroi se pavarësisht shpresave për një vaksinë kundër koronavirusit, mund të mos ketë kurrë një zgjidhje perfekte dhe se rruga drejt normalitetit mund të jetë e gjatë. Organizata përsëriti thirrjen për zbatimin rigoroz ta masave të tilla si mbajtja e maskës, distancimi social e larja e duarve. Gebrejesus i bëri thirrje nënave më fëmijë të vazhdojnë të ushqejnë me gji edhe nëse janë të infektuara me Covid-19. Sipas vlerësimeve të OBSH niveli i vdekshmërisë nga koronavirusi në rang botëror është aktualisht, 0,6%.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Pas tre orësh protestë në pikat kryesore të Tiranë, opozita ka përmbyllur protestën e tretë të mosbindjes civile, duke hapur qarkullimin në...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Protesta e radhës kombëtare e PD-së dhe opozitës në Shqipëri është shoqëruar me përplasje të shumta mes tyre dhe policisë. Me qindra...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Pavarësisht reformave të fundit në legjislacionin e migrimit për punësim, Gjermania vazhdon të përballet me një mungesë serioze punonjësish të kualifikuar. Sipas...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Pas tre orësh protestë në pikat kryesore të Tiranë, opozita ka përmbyllur protestën e tretë të mosbindjes civile, duke hapur qarkullimin në...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë kërkuar nga trupi gjykues në Gjykatën...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet t’i mbledhë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme, pak...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas sulmeve të pushtetit ndaj deputetës nga partia e tij, Hykmete Bajrami. Ai...
    Lajme26 Nëntor 2024
    KFOR-i ka bërë të ditur se ka kryer patrulla rutinë në Zubin Potok në veri të Kosovës. Në një njoftim në llogarinë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.