×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OBSH-ja paralajmëron për rikthim të koronavirusit

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se shtetet “duhet të jenë të përgatitura për mundësinë e rikthimit” të koronavirusit të ri, teksa Evropa vazhdon të rihapet dhe Kina përballet me shpërthim të ri, që ka nxitur mbylljen e disa pjesëve të Pekinit.

    Teksa numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus arrin në 8 milionë, dhe numri i të vdekurve në 436,000, Ghebreyesus ka theksuar se janë dashur dy muaj për të regjistruar 100,000 raste të prekura me këtë virus – që tani përbën shifër ditore të infektimit – dhe se virusi është duke u përhapur me shpejtësi në Azi dhe territorin amerikan.Paralajmërimet për marrje të masave, me qëllim të luftimit të këtij virusi, kanë ardhur pasi Kina ka rritur numrin e testimeve dhe ka izoluar disa pjesë të kryeqytetit të saj, me qëllim të kontrollimit të shpërthimit të ri, pas shqetësimeve se kjo mund të jetë vala e dytë e sëmundjes, Covid-19, që shkakton ky virus, përcjell rel.

    Në gjithë Pekinin, 29 ndërtesa janë vënë nën “menaxhim të mbyllur”, pasi të gjitha pikat e hyrjes janë duke u kontrolluar dhe janë vendosur rregulla të ashpra në lëvizje.Prej 12 qershorit janë regjistruar 106 raste të reja të të infektuarve në Pekin, të cilat duket se kanë marrë virusin në një treg të ushqimit.Shifrat e reja në Kinë tregojnë se sa i vështirë është procesi i ndaljes së këtij virusi, për të cilin fillimisht është raportuar në Kinë, në fund të vitit të kaluar, mirëpo që atje kishte arritur të kontrollohej pas zbatimit të masave për izolim të ashpër.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Një 22-vjeçar nga Prishtina është ndaluar nga policia në Kukës, nën dyshimin se nuk deklaroi në kufi të hollat. Policia ka bërë...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Ambasada e Gjermanisë në Washington ka njoftuar se kancelari gjerman, Friedrich Merz, do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për televizionin A2CNN në Shqipëri me datën 27 maj, kishte deklaruar se 70 %...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Irani ka rritur më tej rezervat e uraniumit të pasuruar afër nivelit të armëve. Kështu tha të shtunën një raport konfidencial nga...
    Vip31 Maj 2025
    Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora ka provokuar paksa me fotografinë e fundit që ka postuar në rrjete sociale. Ajo...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Katër kandidatët humbës sipas Sali Berishës zgjodhën rrugën e gabuar për të kërkuar rinumërimin e votave të tyre. Kryedemokrati e cilësoi keqkuptim...
    Vip31 Maj 2025
    Flor Mumajesi është padyshim një prej këngëtarëve dhe kantautorëve më të dashur për publikun shqiptar, por prej kohësh është “zhdukur” nga skena...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka kritikuar mënyrën e organizimit të votimit për komisionin e fshehtë, duke e quajtur atë të jashtëligjshëm...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.