Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit të SHBA’së, Robert O’Brien, ka thënë se mezi pret që nesër t’iu urojë mirëseardhje në Shtëpinë e Bardhë, kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiqit.
O’Brien ka thënë se diskutimet do të ndihmojnë dy palët që të avancojnë në normalizim të raporteve dhe paqe përmes bashkëpunimit ekonomik.
Ai në fund ka thënë se përkushtimi i të dy liderëve për dialogun do të jetë në të mirë të Kosovës dhe Serbisë.
“Mezi pres që t’iu urojë mirëseardhje nesër në Shtëpinë e Bardhë, presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic dhe kryeministrit, Avdullah Hoti. Këto diskutimet të rëndësishme do të avancojnë paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Përkushtimi i të dy liderëve për dialog do të jetë në të mirën e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Robert O’Brien.
“I look forward to welcoming @predsednikrs Vucic and Prime Minister @Avdullah Hoti to the White House tomorrow. These important discussions will advance peace through economic cooperation. Both leaders’ commitment to dialogue will benefit #Serbia and #Kosovo.”–NSA Robert O’Brien pic.twitter.com/mpvhe2SyXn
— NSC 45 Archived (@WHNSC45) September 2, 2020