Një person në Obiliq është arrestuar pasi që ai më 23 qershor të këtij viti, kishte uzurpuar një banesë dhe nuk pranon që ta lirojë.
Policia njofton se për këtë rast është informuar edhe Prokurori i Shtetit dhe se me vendim të tij pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar 48 orë.