×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    OAK: Bizneset kërkojnë më shumë përkushtim nga shteti për rritje të eksportit

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Kriteret që duhet të plotësojnë bizneset e sektorit të mishit për eksport të produkteve, nevoja për përkrahje nga institucionet, kontrolli i kufirit për të ndaluar qarkullimin e produkteve në mënyrë jo legale dhe bashkëpunimi i inspektoriatit komunal me atë qendror ishin disa nga temat kryesore të diskutimit në takimin virtual të realizuar ndërmjet Odës së Afarizmit të Kosovës, drejtorit të Shëndetit Publik në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) Flamur Kadriu dhe bizneset e sektorit të mishit.

    Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi përgëzoi AUVK për arritjen e eksportit të mishit të ardhur nga Evropa me prejardhje nga shpezët.

    “Ky mish të mundësohet të ketë prejardhje edhe nga Kosova, e jo të jetë obligim prejardhja nga vendet e Bashkimit Evropian apo vendet e lejuara nga BE”, shtoi Krasniqi.

    Kadriu tha se momentalisht është arritur të eksportohet vetëm mishi i shpezëve, prejardhja e të cilave është nga BE apo vendet e pranuara nga BE.

    “Për të arritur këtë, AUVK ka kaluar një proces për tri vite, ndërsa një nga vështërësitë e hasura ishte mos qartësia e statusit të shëndetit të kafshëve në Kosovë”, ka thënë ai.

    Sipas Kadriu, Kosova fillimisht duhet të kontrollojë kufinjët ashtu që të mos lejohet futja joformale e shtazëve e gjithashtu duhet të anëtarësohet edhe në Organizatën për Shëndetin e Kafshëve sepse momentalisht AUVK nuk ka të drejtë të raportojmë sëmundjet e kafshëve.

    Ai shtoi se mungesa e bashkëpunimit të Inspektorëve të Veterinarisë në nivel komunal me ata qendror, po e vështirëson edhe më shumë kontrollën në teren.

    Adil Spahiu nga “Industria e Mishit Malësia”, theksoi që shteti duhet të mbrojë bizneset prodhuese duke iu lehtësuar qasjen në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, duke shtuar se bizneset e këtij sektori janë të gatshme të përkrahin AUVK në çdo mënyrë ashtu që të tejkalohet situata aktuale.

    Gëzim Selimi nga “Industria e Mishit Calabria”, kërkoi të informohet në detaje për eksportin e produkteve të mishit të shpezëve, prejardhja e të cilave është nga vendet e BE – së.

    Sipas një komunikate të OAK, bizneset prezente në këtë takim virtual patën mundësitë të informohen për nga afër lidhur me mundësitë e zhvillimit të veprimtarive të tyre, ku në fund të takimit u dakorduan që të zhvillohet edhe një sesion informues me biznesin e parë që ka arritur të eksportojë

    Nga Rubrika
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Bota/Rajoni16 Dhjetor 2024
    Bitcoin ka arritur në një rekord të ri, duke kapur vlerën e 106 mijë dollarëve përpara se të binte në rreth 105...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një shpërthim i mistershëm ka ndodhur pak para mesnate në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë në katin e nëntë të një apartamenti....
    Vip23 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend pas disa javëve me buxhet të vogël janë përkushtuar në sfidë. Kësisoj, ata kanë...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe “s’ka dyshim që do të rrëzohet”. “I...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është në bisedime për një rikthim te Fenerbahce, aty ku ka shkëlqyer më parë. Sipas mediumi turk...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Xuxi po aludon se Gresa ka pëlqim për të. Madje ai ka treguar një moment...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas protestës së opozitës, ku pati incidente mes protestuesve dhe policisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.