Pas pamjeve që u publikua ku shihet se si një një burrë, rrah brutalisht një grua në një pikë të supermarketit “Interex”, në Prishtinë, ka pasur reagime të shumta, jo vetëm në Kosovë.
Këngëtari nga Shqipëria, Alban Ramosaj, ka qenë një nga personat që kanë reaguar për këtë rast.
Ai përmes një storie në rrjetin social “Instagram”, ka thënë se është shumë i zemëruar për rastin dhe uron që viktima të jetë mirë me shëndet.
“Jam kaq fu*king angry me çfarë pashë sot, nuk më besohet. Së pari uroj që zonja të jetë mirë. Së dyti uroj që këtij plehrës t’i dali identiteti sheshit që ta njohin të gjithë publikisht, sidomos nëse e hasin në publik t’i largohen e t’i lajmërojnë autorësitë që t’i marrin të drejtën e lirisë. Si mund t’i gjuash një femre o shpellar, o i paevoluar, SIDOMOS para fëmijës tënd që supozohet të jesh shembull për të“, ka shkruar ai.