×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Nxënësve në Ferizaj u gjenden 40 thika, 5 pistoleta, 2 pushkë e drogë

    FrontOnline
    24 Qershor 2022

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë një aksioni të policisë në shkolla në qytetin e Ferizajt, kanë gjetur një arsenal armësh të ftohta por edhe armë zjarri.

    PK-ja njofton se gjatë kontrollit janë gjetur pesë armë zjarri pistoleta, dy armë të gjata gjysmë automatike dhe 40 thika.

    Po ashtu është gjetur edhe sasi e drogës.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Aksioni i policisë rajonale rreth shkollave në Ferizaj

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve në koordinim më Drejtorinë e Arsimit të komunës së Ferizajt dhe nën autorizim të Prokurorisë Themelore ët Ferizajt , mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë në shkolla dhe përreth tyre, që në fillim të muajit shkurt 2022 kishte nisur një aksion i koduar ‘’Siguria në shkolla 2022’’.

    Në kuadër të këtij plani, pas  disa kontrolleve të  zhvilluara nga hetues rajonal me rroba civile, të mbështetur edhe nga njësi tjera , kanë  ndaluar dhe kontrolluar shumë nxënës në afërsi të shkollave,  dhe persona tjerë në rrugë të ndryshme të qytetit. Gjithashtu, janë bastisur dhe kontrolluar disa lokale ,shtëpi dhe objekte percjellëse, ku si prova materiale janë gjetur dhe konfikuar :

    – Armë zjarri (pistoleta), pesë (5).

    – Armë të gjata gjysmë automatike dy ( 2) ,

    – Sasi e municionit,

    – Thika , 40 copa, kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme,

    – Boksa metali, 10 copë, te nxënësit e shkollave të mesme,

    – Mulli për bluarje të marihanës 6 copë,

    – Shufra metali, 4 copë,

    – Elektro shok,  1 copë.

    Ndërsa janë ndaluar dhe shoqëruar në polici , dyzetë (40) persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë dhe ndaj tyre janë inicuar raste në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt.

    -Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe njëzetë (20)  persona me dyshimin se kanë shitur narkotikë ( marihuanë) dhe ndaj tyre janë inicuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

    Aksioni i policisë  do të  vazhdojë  edhe në  etapat tjera, nga muaji shtator-2022, me fillimin e procesit të mësimit, me synim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga radhët e AAK-së, e ka cilësuar largimin e mjekëve nga Kosova si një problem të...
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë të shtunën se po përpiqet të krijojë tensione dhe përshkallëzim në Kosovë dhe...
    Lajme08 Shtator 2024
    Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, konkretisht bllokadat e vendosura nga serbët në...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se në ekipin e saj të ri me mandat pesëvjeçar...
    Lajme08 Shtator 2024
    Policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje, ndërsa...
    Lajme08 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek, Leposaviq, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit. Rreth orës 22:45,...
    Lajme08 Shtator 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosova për të kërkuar mundësi dhe kushte më të mira pune në vende të tjera po krijon një...
    Kronika08 Shtator 2024
    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Grykën e Hulajve, Deçan, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Rreth orës 21:00,...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Ukraina dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën për sulme ajrore gjatë natës në rajonet e tyre kufitare, me zyrtarët ukrainas që thanë se dy...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.