×
  • Kronika
  • Kronika

    Nxënësja problematike e Fushë – Kosovës, paralajmërohen masa ndaj saj

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Brenda pak ditëve, javën që lamë pas, në shkollën fillore “Daut Bogujevci”, në Fushë – Kosovë, ndodhën dy rrahje.

    Madje, nxënësit u përleshen ndërmjet vete në afërsi të shkollës, e cila gjindet vetëm pak metra larg objektit të Komunës.

    Drejtori i Arsimit në Komunën e Fushë Kosovës, Islam Shabani, ka folur për Indeksonline, rreth rastit të fundit që ndodhi në shkollë, atë të rrahjes mes dy nxënësve të klasës së shtatë.

    “Po, e dimë rastin. Është fjala për një vajzë atje në shkollë, edhe kemi bisedu me prindërit e saj. Ja njohim të dy prindërit dhe i kemi tregu se nëse përsëritet, atëherë do të merren masa më drastike. Masa e parë ka qenë që i është tërheq vërejtja, sepse është në shkollë fillore e keni paraysh. Herën tjetër, do ta çojmë në shtëpi në bazë të ligjit dhe masa e fundit dihet, ne s’duam të marirm masën e fundit.

    Sipas prindërve, ajo është pak temperamente, pak e lazdruar, ashtu na kanë thënë dhe pak kokëfortë. Ne ju kemi sygjeru që të punojnë me të më shumë dhe ta dërgojnë edhe tek ndonjë psikolog apo neuropsikiatër. Prindi më tha se do të merret me të”, ka thënë ai.

    Shabani këto rrahje, i arsyeton, duke thënë se shkolla në fjalë është e rrethuar dhe me oborr të vogël dhe e ka një personel që merret me sigurinë e nxënësve, por që sipas tij këto gjëra ndodhin.

    “Është e pamundur që në 1000 nxënës të kesh kontrollë. Kamerat e sigurisë do të vendosen shumë shpejtë sepse është në procedurë tenderi dhe aty është e paraparë të vendosen brenda dhe jashtë shkollave”.

    Duke folur rreth dhunës në shkolla, psikologu kosovar, Arbër Zeka thotë për IndeksOnline, se ky është një problem i shëndetit publik, të drejtave të njeriut dhe problem social.

    “Nuk ka ndonjë metodë të provuar hap pas hapi për të përmirësuar sigurinë në shkollë. Çdo shkollë ka një përbërje unike të nxënësve, stafit, kulturës dhe rreziqeve. Në vend të kësaj, mënyra më efektive për të përmirësuar sigurinë në shkollë është duke zbatuar një kombinim të politikave, nismave dhe masave të sigurisë.

    Biseda me fëmijët (nxënësit), është një hapë i rëndësishëm për t’u përfshirë në punën e shkollës, shoqëri dhe aktiviteteve, kjo po ashtu do të na ndihmoj që të parandalojmë ose të mësoj më tepër për mundësit e ndërhyrjes së nevojshme në raport më problemin e shkaktuar.

    Njohja me shenjat paralajmëruese, njohja e asaj që është sjellje normale për djalin ose vajzën, kjo na ndihmon të njihemi me ndryshime të vogla në sjellje dhe t’ju japë një paralajmërim të hershëm se diçka po shqetëson fëmijën.

    Inkurajimi i sjelljeve paqësore midis nxënësve dhe programe adekuate të cilat i ndihmojnë nxënësit të krijojnë lidhje adekuatet miqësie.

    Raportimi sa më shpejt të jetë e mundur kërcënimet, shenjat ose diskutimet e aktiviteteve të bandës, ose kushte të tjera që mund të ftojnë ose inkurajojnë dhunën.

    Zeka më tej shton se kërkimi i reformës në arsim është një zgjidhje e domosdoshme por jo plotësisht e mundshme për të adresuar sfidat brenda sektorit të arsimit.

    “Edhe pse mund të jetë më e lehtë të fajësoni një fëmijë për veprat e tyre keqdashëse, kjo nuk na bën mirë në planin afatgjatë, e zbrazët nga zgjidhja dhe ilaçi i duhur. Siç thotë Durkheim, “Çdo brez i ri rritet nga paraardhësi i tij; kjo e fundit duhet të përmirësohet në mënyrë që të përmirësojë pasardhësin e saj. Si të rritur, ne duhet t’i drejtojmë fëmijët drejt dritës, edhe kur ata e kanë gjetur veten duke u penguar në errësirë, pa marrë parasysh skajshmërinë e situatës”.

    Në fund psikologu thotë se në raport me dhunën shoqëria jonë kosovare, patjetër e ka të domosdoshme të bëj hapa konkret dhe ndryshimin social ndaj saj.

    Nga Rubrika
    Kronika15 Janar 2025
    Është gjendur 25-vjeçarja Arianita Gajtani, që ishte zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar. E njëjta është gjendur në Shqipëri, ku...
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Sot mbushen shtatë vjet nga vrasja ende e pazbardhur e politikanit serb Oliver Ivanoviq me gjashtë të shtëna në shpinë, para objektit...
    Lajme16 Janar 2025
    Për vite të tëra themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka qenë temë diskutimi si në Kuvendin e Kosovës, ashtu...
    Lajme16 Janar 2025
    Sot parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull dhe ngrica,...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët fitues të sfidës nga “Retro House”, kanë shijuar darkën e shijshme nga menyja e tyre. Xuxi, Xheneta, Driloni dhe Vullneti derisa...
    Vip15 Janar 2025
    Sara dhe Driloni po përgatisin një plan kundër banorëve tjerë në shtëpi. Dyshja planifikuan që të sillen kinse nuk flasin me njëri-tjetrin,...
    Vip15 Janar 2025
    Driloni dhe Sara kanë biseduar në lidhje me strategjinë e lojës pak kohë para finales së madhe në Big Brother VIP Kosova...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.