Nxënësit e shkollës Zahir Pajaziti të fshatit Orllan të Komunës së Podujevës, tash e 16 vite po përballen me problemin e transportit.
Atyre komuna as pas tërë këtyre viteve nuk u`a ka mundësuar transportin, e problem më të madh po kanë nxënësit e ndërrimit të pasdites.
Sipas prindërve komuna çdoherë po arsyetohet se procesi ka mbetur tek prokurimi.
Kryetari i Këshillit të prindërve të këtij fshati, Ilaz Haliti ka thënë për Front Online, se edhe prindërit janë duke pasur vështirësi po aq sa nxënësit.
“Kemi problem me nxënësit e shkollës fillore ‘Zahir Pajaziti”, në Orllan. Ata nuk kanë transport. Komuna nuk i bart nxënësit. Nxënësit nuk mund të që të ecin sepse kanë shumë kilometra në disa drejtime. Këtë problem e kemi që 16 vite. Komuna nuk po i bart nxënësit që po janë në ndërrimin e pasdites . ata gjithmonë po arsyetohen se problemi ka mbetur tek procedura e prokurimit. Nxënësit dhe prindërit janë në hall sepse shumica punojnë dhe nuk po munden që ta lëshojnë vendin e punës”, ka thënë ai për Front Online.
Portali Front Online ka tentuar që gjatë tërë ditës të marr një qëndrim nga Komuna e Podujeve për këtë çështje, mirëpo të njëjtit nuk i janë përgjigjur as pyetjeve me shkrim e as telefonatave të portalit./Front Online