Një shtyllë elektrike në lagjen Kolovica në Prishtinë është gati kah rrëzohet.
Atë po e mbajnë vetëm telat, shkruan Front Online.
Me të rrezikuarit prej rënies së saj janë fëmijët që vijojnë mësimin në shkollën “Xhavit Ahmeti” të kësaj lagjeje, pranë oborrit të së cilës edhe ndodhet shtylla.
Një lexues i ka thënë Front Online se përkundër kësaj autoritetet nuk kanë marrë asnjë veprim për largimin ose rregullimin e saj.