Një nxënës në Prishtinë e ka lënduar një nxënëse të së njëjtës shkollë.
Me anë të raportit 24 orësh, bëhet e ditur se lëndimi ka ndodhur me një mjet të mprehtë dhe aksidentalisht.
Viktimës pas rastit i është ofruar ndihmë mjekësore.
“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 09.06.2022 – NN. Një mashkull kosovar nxënës i shkollës dyshohet se nga pakujdesia-aksidentalisht e ka lënduar me një mjet të mprehtë viktimën femër kosovare nxënëse e po të njëjtës shkollë. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, rasti në procedurë hetimore”.