×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Numër i madh i automjeteve të pasiguruara, dëmet e shkaktuara mbi 3 milionë euro

    FrontOnline
    03 Shkurt 2021

    Shqetësim i madh për Byronë Kosovare të Sigurimit vazhdon të jetë numri i madh i automjeteve të pasiguruara.

    Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media ushtruesi i detyrës së drejtorit të Byrosë Kosova të Sigurimit, Sami Mazreku, shkruan Front Online.

    “Edhe më tutje shqetësim i madh mbetet numri shumë i madh i automjeteve të pasiguruara. Dëmet që këto i sjellin BKS-së dhe shtetit e kalojnë shumën mbi 3 milionë euro. Ne po kërkojmë ndihmën e BQK-së por edhe institucioneve tjera që ta ushtrojnë ndikimin e tyre për të ndalur këtë trend negativ”, ka deklaruar ai.

    Ai ka folur edhe për kartonin e gjelbër duke thënë se në asnjë shtet të botës nuk mundesh më hy pa sigurim.

    “Është një rregull që në asnjë shtet të botës nuk mundesh me hy pa sigurim , ajo çka mendojmë në me bë bashkërisht me Bankën Qendrore është që të ulim numrin e  automjeteve të paregjistruara dhe të gjejmë forma alternative që edhe qytetarët e Kosovës të dalin lirshëm jashtë Kosovë, ato janë pjesë e fushatës politike që unë nuk kisha dashtë me u lshu”, ka thënë Mazreku në një konferencë për media.

    Kurse guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se janë plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Byrosë Evropiane që siguron kartonin e gjelbër, por që pengesë mbete mosanëtarësimi në OKB.

    “Sa i përket kartonit të gjelbër, ju e dini që të gjitha kushtet të cilat janë kërkuar për anëtarësim në Këshillin e Byrove janë plotësuar, një ndër ato kushte janë katra, që është ligji për sigurimin e detyrueshëm i cili tashmë ekziston, themelimi i byrosë i cili tash ekziston, qendra informative e sigurimeve gjithashtu dhe themelimi i fondit garantues prej 4 milionë euro veç realisht ka ndodhë. Megjithatë pas dorëzimit të aplikacionit  ka ndodhur një pengesë që Kosova mos të jetë anëtare si rezultat e mospranimit në OKB”, ka deklaruar guvernatori Mehmeti.

    Personat që hyjnë në Kosovë me auto-vetura duhet të paguajnë 15 euro për qëndrimin prej 15 ditësh. Ndërkaq, qëndrimi për një muaj kap vlerën e sigurimit prej 20 euro./Front Online/

    https://www.facebook.com/100224887998265/videos/469067200922335

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3. “Jam kanë shumë hiperaktiv,...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se familja është shtylla e shoqërisë. “Kur flasim për mbështetjen e familjeve, ato...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamta, ka thënë se një prej prioriteteve kryesore të tij është zhvillimi ekonomik. “Vizioni im për...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në një...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, në hapjen e fushatës zyrtare të kësaj partie ka folur edhe për ish-liderët e PDK-së...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, deklaroi se më 9 shkurt, shteti do të kthehet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.