×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Nuk zbatuan vendimin për rikthimin e Basri Ibrahimit në krye të Trepçës, Inspektorati dënon me nga 6 mijë euro anëtarët e Bordit

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Inspektorati i Punës ka shqiptuar masën ndëshkimore ndaj anëtarëve të Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes “Trepça” në cilësinë e personave fizikë për mos zbatimin e vendimit të këtij institucioni për rikthimin e Basri Ibrahimit në krye të kësaj ndërmarrje, raporton Gazeta Online Veriu.info.

    Sylejman Hyseni, Bahri Hyseni, Shyqyri Kelmendi dhe Shyqyri Sadiku janë dënuar me nga 6 mijë euro në cilësinë e personave fizikë thuhet në vendimin e Inspektoratit të Punës  që mbanë datën 17 Gusht 2020.

    Në arsyetimin e këtij vendimi të Inspektoratit të Punës thuhet se ky institucion kishte pranuar si të drejt ankesën e palës ankuese z.Basri Ibrahimi kundër vendimit të Bordit të Përkohshëm Mbikqyrës të Drejtorëve të “Trepça” sh.a. të datës 15 prill 2020 për shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv të “Trepça” sh.a.

    Ndaj këtij vendimi të Inspektoratit të Punës ishte parashtruar ankesa nga Bordi i Përkoshëm i ndërmarrjes Trepça, ku organi i shkallës së dytë përmes një vendimi të radhës së datës 3 gusht 2020 e kishte refuzuar ankesën si të pabazuar, dhe ku kërkohej zbatimi i vendimit për rikthimin e Basri Ibrahimi në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës.

    Inspektorati i Punës bën të ditur se edhe pas një afati shtesë prej 3 ditëve për zbatimin e vendimit për rikthimin e z.Ibrahimi në pozitën e Kryeshefit, ky institucion prapë nuk ka pranuar një njoftim nga Bordi i Përkohshëm për zbatimin e vendimit.

    Kujtojmë që Basri Ibrahimi u shkarkua nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të ndërmarrjes Trepça më 15 prill 2020 nga Bordi i Përkohshëm Mbikqyrës.

    Ndaj këtij vendimi Ibrahimi kishte dorëzuar ankesë në Inspektoratin e Punës, e cila ishte pranuar si e drejt.

    Më poshtë Veriu.info ju sjellë vendimin e plot të Inspektoratit të Punës për dënimin e anëtarëve të Bordit me nga 6 mijë euro:

    Nga Rubrika
    Ekonomi22 Nëntor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor 2024. Të dhënat...
    Ekonomi21 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi është votuar në lexim të dytë sot Projektligji për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e...
    Ekonomi19 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se arkat fiskale po bëhen digjitale. “Tash e sa kohë kemi punuar që të ndryshojmë...
    Të tjera
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, sot pritet t’i jepet titulli “Doctor Honoris Causa (Doktor nderi)”. Ceremonia mbahet në Tiranë, nga ora 11:30,...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konferencë për media me fillim nga ora 11:00. Në njoftimin e...
    Vip25 Nëntor 2024
    Edi është sqaruar para banorëve të shtëpisë për përmbajtjen e videos ku ai ofendonte Sarën. Iu desh kohë që të fillonte sqarimin...
    Vip25 Nëntor 2024
    Banorët kanë vazhduar të shprehin indinjatën e tyre pasi Sara pranoi kërkim faljen nga Edi. Ishte Gresa ajo që tha se ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.