×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk u paguan gjatë pushimit të lehonisë, Ministria e Punës sqaron se pse ndodhi kjo

    FrontOnline
    13 Dhjetor 2020

    Prej më shumë se dy muaj nuk janë procesuar disa pagesa nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që iu referohen nënave kosovare të cilat janë në pushim të lehonisë.

    E shqetësimin për këtë çështje së fundi e shprehën disa nëna të cilat janë në pritje të këtyre pagesave.

    E gjithë kjo situatë thuhet të jetë shkaktuar si pasojë zyrtarja e Financave në kuadër të MPMP-së, Zyra për Punësim-Prishtinë, ishte infektuar me koronavirus.

    Ndryshe ministria në fjalë në bazë të ligjit obligohet që pagesat t’i kryej më së largu më datën 25.

    Lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të cilët kanë deklaruar se në muajin nëntor lista për pagesë ka qenë në numër më të vogël së në muajt e tjerë me përfituese të reja, gjithsej 49 përfituese, me arsyen e Zyrës së Punësimit –Prishtinë se zyrtarja që harton listën e Pushimit të Lehonisë ka qenë e infektuar me COVID-19 dhe s’kanë arritur të shqyrtojnë dokumentet përkatëse për përfitim.

    “Në muajin nëntor lista për pagesë ka qenë në numër më të vogël se muajt e tjerë me përfituese të reja të P.L (49 përfituese) me arsyen e Zyrës së Punësimit Prishtinë se zyrtarja që harton listën e Pushimit të Lehonisë dhe disa të tjerë kanë qenë të infektuar me Covid-19 dhe nuk kanë arritur të shqyrtojnë dokumentet përkatëse për përfitim. Prandaj është përcjell lista e përgjysmuar në numër. Pagesat për muaj janë realizuar në kohë më 23-24 të muajit, për të gjithë përfitueset, të cilat janë vlerësuar me vendim për të drejtën si përfituese të pushimit të lehonisë nga komisioni vlerësues”.

    Gjithashtu sipas të njëjtëve, me 20-22 të muajit në vijim kur do të procedohet pagesa e radhës, ku do të përfshihet edhe forma retroaktive përfituese, që nuk ishte përfshirë në muajin nëntor, pra do të bëhet procesim i dy pagesave.

    “Andaj për muajin në vijim konkretisht, më 20-22 do të procesohet pagesa e radhës, duke përfshirë në formë retroaktive përfitueset, që nuk kanë qenë të përfshira në muajin nëntor, d.m.th procesohet me dy pagesa”, u tha tutje në përgjigjen e MPMS.

    Ndryshe gjatë periudhës së muajve janar-nëntor kanë përfituar 2 mijë e 920 përfituese të pagesës së pushimit të lehonisë, kurse buxheti i shpenzuar është 1.608.275.00 euro.

    Gjatë periudhës janar- nëntor 2020 kanë përfituar 2.920 përfituese të pagesës së pushimit të lehonisë, ndërsa buxheti i shpenzuar është 1.608.275.00 euro.

    Tre muajt e parë të pushimit të lehonisë pagesa bëhet nga punëdhënësi me kompensim prej 70% të rrogës bazës, kurse gjashtë muajt në vijim, pushim i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim prej 50% të rrogës mesatare në Kosovë.

    Në bazë të ligjit për pushimin e lehonisë neni 5 thuhet se gruaja e punësuar ka të drejtë, që ta zgjasë pushimin e saj të lehonisë edhe për tre muaj të tjerë pa pagesë.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Dega e PDK-së në Zvicër ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, në të cilën u krijua Shtabi Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare...
    Lajme08 Shtator 2024
    Një përleshje mes gjashtë personave ka ndodhur në orët e para të së dieles në Zonën Industriale, në afërsi të diskotekave. Dyshohet...
    Lajme08 Shtator 2024
    Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka nisur vizitën e tij në Kinë të dielën. Ai e ka vlerësuar Kinën...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Daut Haradinaj nga AAK është shprehur i kënaqur nga qeverisja e kryetarit në Rahovec, Smajl Latifi. Ai krahas një video që postuar...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    17 mjete lundruese janë bllokuar në Shqipëri, për shkak se lundronin jashtë kufirit të lejuar dhe se rrezikonin sigurinë e pushuesve. Sipas...
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka shënuar përvjetorin e 33 të të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut me një status në...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Lulzim Basha ka zgjedhur të reagojë përmes një shkrimi në Facebook për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku kryeministri prezantoi ekipin e...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky emëroi të dielën ish-ministrin e prodhimit të armëve Oleksandr Kamyshin si këshilltar të jashtëm për çështjet strategjike,...
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës ka marrë rrugë për në Qipro, ku nesër zhvillojnë ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve. Ka qenë faqja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.