×
  • Opinione
  • Opinione

    Nuk la kush pa u bë hajn, a ndoshta politika ka mbetur në duar të hajnave!?

    Ismet Kryeziu
    26 Nëntor 2024

    Shkruan: Ismet Kryeziu

    E kuptoj që një kategori e shoqërisë, sidomos ata që kanë qenë pjesë e administratës dhe pushtetit gjatë sistemit komunist, janë mësuar të jetojnë një jetë të privilegjuar falë funksioneve publike, përfitimeve, famës dhe autoritetit që ai sistem u garantonte. Por sot, në një sistem demokratik të qeverisjes me ekonomi të lirë tregu, ku institucionet publike nuk ofrojnë më as famë, as autoritet dhe as përfitime (përveç rasteve kur këto vijnë nga korrupsioni), ku e gjeni gjithë këtë energji për të qenë pjesë e politikës dhe pushtetit?

    A është vërtet kaq e rëndësishme për mirëqenien tuaj personale të jeni të lidhur me politikën dhe pushtetin? A jeni kaq të pazotë për të mbijetuar jashtë politikës dhe të qenurit në pushtet? Apo ndoshta është thjesht çështje korrupsioni, ku angazhimi në politikë shihet si një mënyrë për të siguruar përfitime jo vetëm për veten, por edhe për familjarët dhe të afërmit që futen në institucione përmes nepotizmit? Nuk ka mbetur politikan e pushtetar pa premtuar rritje pagash e vende pune, e pastaj pa i futur t’gjithë akraballëkun e vetë në punë shteti, e për të ju dhënë tenderë e subvencione, duke shfrytëzuar institucionet publike si një mjet për përfitime personale.

    A nuk po e kuptoni ende se, për shumicën dërrmuese, puna në shtet nuk ofron më mirëqenie, por është kthyer në një formë të “fukarallëkut të garantuar”? Kjo mendësi dhe fushatë– ku politika shërben vetëm për të krijuar vende pune në institucione publike, për të premtuar rritje rrogash – po e shkatërron çdo mundësi për zhvillim dhe pavarësi ekonomike.

    E keni shëndrruar hajninë dhe korrupsionin në të vetmin motiv, për të qenë në politikë e pushtet?

    Nga Rubrika
    Opinione25 Nëntor 2024
    Shkruan: Ben Blushi 116 vjet më parë, në vitin 1908, aty nga ora 12 paradite, e datës 20 nëntor, që binte e...
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Të tjera
    Vip26 Nëntor 2024
    Gresa u kërkoi banorëve që të zgjohen nga gjumi. E ashpër më pastaj ishte Drenusha, e cila iu drejtua asaj. “Gresa çka...
    Vip26 Nëntor 2024
    Banori Eduard Kuci që la mbrëmë Big Brother në fund të spektaklit ka reaguar sërish. Ai ka publikuar një fotografi, ku shihen...
    Vip26 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Leo, i ka marrë cigaren e fundit nga dora Anisës. Ai iku me vrap nga dhoma...
    Vip26 Nëntor 2024
    Gjesti po vazhdon me ngacmimet ndaj Xhenetës. Gjersa ishin duke qëndruar në lavanderi, ky ia prekte rrobat që kjo rregullonte. Për më...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier, ku një grua ka rënë nga kati 7 i një pallati...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Një ngjarje ka mundur të ketë përfundim tragjik. Në Split të Kroacisë, mesnatën e së shtunës një taksi ra në det. Siç...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.