Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përleshur në mes vete.
Në vendin e ngjarjes, rruga “Nënë Tereza”, është konfiskuar një pistoletë, njofton policia.
Një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Nënë Tereza, Gjakovë, 15.07.2022 – 20:41. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përleshur në mes vete. Në vendin e ngjarje është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet nw raportin e Policisw./Front Online