E ka konfirmuar vetë. Bledi Mane nga 20 tetori do të jetë opinionist në “Big Brother Vip Kosova”.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari me anë të një postimi në rrjetin social “Thread”.
Kujtojmë që kjo eksperiencë e Bledi Manes vjen pas pjesëmarrjes së tij si konkurrent në edicionin e dytë të “Big Brother Vip Albania”.
Këtë sezon ai vjen si opinionist i formatit në të cilin dikur vet ishte banor.
Kujtojmë që moderatorë të këtij reality-show do të jenë sërish Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.