×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nominohet Talat Xhaferi, për herë të parë në histori Maqedonia pritet të udhëhiqet përkohësisht nga një shqiptar

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2023

    Pas mbledhjes së sotme të Bashkimit Demokratik për Integrim, është vendosur që Talat Xhaferi të nominohet si kandidat për kryeministër teknik deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

    Këtë e ka konfirmuar Bujar Osmani, duke thënë se BDI propozon Talat Xhaferin si kryeministër.

    Xhaferi pritet të marrë drejtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga muaji janar dhe do të jetë hera e parë në histori që Shkupi zyrtar të drejtohet nga një kryeministër shqiptar.

    Sa i përket koalicioneve të mundshme parazgjedhore, Osmani ka thënë se trupat partiake kanë autorizuar kryetari Ali Ahmeti për të vazhduar negociatat dhe t’i propozojë partisë një vendim me të cilin do të shkojë në zgjedhje.

    “Ne i kemi analizuar të gjitha opsionet dhe variantet e mundshme për pjesëmarrje, si parti vetëm dhe si pjesë e frontit evropian, dhe kemi autorizuar kryetarin Ali Ahmeti që të vazhdojë bisedimet dhe t’i propozojë partisë një vendim që do të miratohet nga organet e partisë”, ka thënë Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së./Express/

     

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.