×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Njohësit e ekonomisë: Rritja ekonomike është e pamjaftueshme, me punësim dhe investime jemi shumë keq

    FrontOnline
    19 Shtator 2021

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka deklaruar se parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës janë që norma e rritjes ekonomike për sivjet të jetë 6.6 përqind.

    Ekonomisti Safet Gërxhaliu thotë për Klankosova.tv se kalkulimi i rritjes ekonomike bazuar vetëm në konsum nuk është i mjaftueshëm, sepse sipas tij vendi ka nevojë për rritje substanciale.

    Ai vlerëson se merita më e madhe për rritjen e këtij indikatori është diaspora, por që thekson vendit i duhet rritje bazuar në shumë faktorë.

    “Kosovës i duhen investime të huaja direkte, i duhet përmirësimi i bilancit së pagesave, i duhet kontraktim i punëve të kompanive vendore në vende të ndryshme, i duhet stabiliteti politik, i duhet sundimi i rendit dhe i ligjit…”, pohon ai.

    Tutje Gërxhaliu shpjegon se shumë më mirë është të ketë rritje dy apo tre përqind, bazuar në shumë indikatorë, sesa të thuhet që ka shtatë apo tetë përqind bazuar në konsum dhe ky sipas tij duhet të jetë orientimi i qeverisë.

    “Kur importohet aq shumë dhe shndërrohet shteti në shtet të varur nga importi, importohet inflacion, këtë më së miri e dinë qytetarët e Kosovës, sepse atë që e kanë blerë para dy viteve, sot nuk mund ta blejnë as 50 përqind të asaj sasie”.

    Kurse njohësi tjetër i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, deklaron për Klankosova.tv se është herët të flitet për rritje ekonomike.

    “Kosova nuk e ka komoditetin për këtë, sepse sikur te investimi edhe te punësimi jemi shumë keq”.

    “Rritja ekonomike më shumë ndikohet nga investimet dhe investimet në këtë kohë lënë shumë për të dëshiruar, sepse Kosova dhe gjithë rajoni nuk është në favor që të kemi investime ashtu serioze për të reflektuar në rritje ekonomike, sepse efekti i kërkesës te rritja ekonomike është jashtëzakonisht i madh”, thekson ai.

    Kurse sipas Kadrijaj deklarimi i kryeministrit Albin Kurtit, se rritja ekonomike do të jetë 7.9 përqind, është shumë subjektiv dhe ambicioz, por që në realitet treguesit ekonomikë janë larg një rritjeje të tillë ekonomike.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët anembanë vendit....
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Artan Nimani, ka shkruar pas takimit që ka pasur në Dardani të Gjakovës. Nimani, ka thënë se Dardania tregoj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.