×
  • Lajme
  • Lajme

    Njohësi i arsimit kundër Hotit: Nuk duhet të mbahet mësimi online

    FrontOnline
    16 Mars 2021

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur gjatë ditës së është propozuar që mësimi të mbahet online për dy javë, nga data 22 mars e tutje.

    Mirëpo, një gjë e tillë po kundërshtohet nga njohësit e çështjeve të arsimit.

    Arbër Ymeri, ekspert i arsimit, ka thënë se mësimi online nuk ofron cilësinë e duhur dhe se sipas tij, nuk ka kuadro të mjaftueshme të përgatitura për këtë mënyrë mësimi.

    Sipas Ymerit, problematikë shtesë, kryesore nga mësimi online mbetet gjithëpërfshirja e grupeve të margjinalizuara për shkak të mungesës së burimeve të mjaftueshme për ndjekjen e klasave.

    “Mësimi online nuk ofron cilësinë e duhur dhe nuk ka kuadro të mjaftueshme të përgatitura për këtë mënyrë mësimi. Mësimi online në kushte siç jemi ne, nuk garanton mbarëvajtje të duhur e as cilësi. Problematikë shtesë, kryesore nga mësimi online mbetet gjithëpërfshirja e grupeve të margjinalizuara për shkak të mungesës së burimeve të mjaftueshme për ndjekjen e klasave. Mendoj që mësimi duhet të vazhdohet nëpër shkolla, mirëpo, duke respektuar masat anti-covid. Çdo alternativë tjetër është improvizim”, ka thënë Ymeri për Gazeta Blic.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Ish-kryediplomati i Kosovës Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e PDK-së, ka përkujtuar një datë të rëndësishme për Kosovën, atë të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i ofrohet mbrojtje e përkohshme 85 shtetasve afganë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Qeveria e Kosovës ka emëruar Bekim Hoxhën kryeshef të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Kryeministri Albin Kurti tha se nga procesi i...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se vizitat në komunat veriore nuk bëhen kundër askujt, por ato janë të domosdoshme për...
    Lajme11 Shtator 2024
    Para stacionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës ka nisur një protestë e serbëve lokalë pas arrestimit të katër të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore “Kosova Kujton”, për të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti bashkë me zëvëndësen e tij, Donika Gërvalla-Schëarz dhe zëvendës-shefen e Misionit të SHBA-së në Kosovë, Anu Pratipati, bënë sot...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.