×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Njofton BKS: Nesër nënshkruhet marrëveshja me Malin e Zi për heqjen e sigurimit kufitar

    FrontOnline
    24 Qershor 2021

    Byroja Kosovare e Sigurimeve ka njoftuar se nesër do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me Malin e Zi, për njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit për mbulimin e përgjegjësisë në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta në territoret e ndërsjella. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, kosovarët nga 1 korriku nuk do ta paguajnë sigurimin në vlerë 15 euro me Malin e Zi, shkruan Gazeta Express

    Në njoftim bëhet e ditur se marrëveshja do të nënshkruhet nga kryetari i BKS-së, Sami Mazreku dhe drejtori i Byrosë Nacionale të Siguruesve në Mal të Zi, Boris Saban.

    “Ju njoftojmë se nesër me datë 25.06.2021 në ora 14:00 në Podgoricë, Mali i Zi, Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit z. Sami Mazreku do të nënshkruajë Memorandumin e Mirëkuptimit me Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës – Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi z. Boris Saban, për njohjen reciproke të certifikave të sigurimit për mbulimin e përgjegjësisë në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta në territoret e ndërsjella, në Republikën e Kosovës dhe Malin e Zi”, thuhet në njoftim.

    BKS bën të ditur se me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në fjalë, drejtuesit e mjeteve motorike me targë të regjistrimit të Malit të Zi gjatë hyrjes në Kosovë do të prezantojnë Kartonin e Gjelbër valid, ndërsa në anën tjetër drejtuesit e mjeteve motorike me targë të regjistrimit të Kosovës gjatë hyrjes në Malin e Zi do të prezantojnë certifikatën e sigurimit TPL + valide, e cila aplikohet edhe në MoU-të me Maqedoninë dhe Serbinë.

    “Më tutje, përmes këtij memorandumi të nënshkruar ndërmjet dy Byrove në cilësinë e përfaqësueseve të industrive të sigurimit, synohet të arrihet lëvizja e lirë e qytetarëve duke mundësuar rritjen e potencialit të zhvillimit ekonomik dhe rritjen e qarkullimit të mallrave e shërbimeve, duke siguruar çdo herë mbrojtjen e të drejtave të policëmbajtësve dhe palëve të treta të dëmtuara, në kuadër të zbatimit të Rregullores së Brendshme të Këshillit të Byrove dhe legjislacionit të secilit vend”, theksohet në njoftim.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se aktualisht janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që sipas tij,...
    Ekonomi24 Prill 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, njëherit edhe kryetari i Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, ka bërë deklarimin e pasurisë së tij. Nga ajo...
    Ekonomi24 Prill 2024
    Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e Kosovës sipas të dhënave të publikuara nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.