×
  • Lajme
  • Lajme

    Njihuni me Fjolla Rracin, “zërin” e personave me nevoja të veçanta

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    “Kam dëshirë të punoj fort, ta tejkaloj veten e tanishme e të arrij të bëhem versioni më i mirë i vetes në të ardhmen, duke i shërbyer shoqërisë, e sidomos atyre që kanë zë e nuk dëgjohen” – Fjolla Rraci.

    Gjërat e vogla, shpeshherë na bëjnë të ndihemi të mëdhenj, aq më tepër kur të njëjtat dhurohen me kujdes dhe dashuri. Tash e sa vite, është personi më i dashur për njerëzit me nevoja të veçanta. Puna e saj në pranimin dhe avancimin e këtyre personave në shoqëri kudo në botë, është ajo që e ndërton dhe plotëson çdo ditë. Për të gjithë ata që e njohin, Fjolla Rraci shihet gati gjithmonë në shoqërinë e njerëzve me nevoja të veçanta. Në përditshmëri e në rrjete sociale, ajo nuk rresht së ngrituri çështje me rëndësi për ta. Ajo është përherë aty, për ta, me ta.

    Puna dhe angazhimi i saj kanë rritur shpresën për një pranim dinjitoz të personave me nevoja të veçanta në shoqërinë kosovare dhe më gjerë. Roli i saj në inkuadrimin e këtyre personave në shoqëri është vërtetë i madh. Ky angazhim madje ka arritur edhe të depërtojë përtej oqeanit atlantik, në vendin ku mundësitë janë shumëfish më të mëdha se tek ne.

    Ndonëse përfaqëson një natyrë të butë, ajo nuk ndalon së treguari edhe anën e saj luftarake kur vjen puna tek integrimi i njerëzve me nevoja të veçanta. Por si nisi i gjithë ky rrugëtim i Fjollës?

    Në një intervistë për AkademiPune, ajo foli më shumë rreth angazhimit të saj disa vjeçar për personat me nevoja të veçanta.

    “Nuk kam një datë të saktë se kur kam filluar të merrem me punë vullnetare por e di që ka qenë periudha e adoleshencës, atëherë kur fillon edhe i sheh më shumë paragjykimet e të tjerëve, pastaj sheh që nuk dëshiron të bëhesh pjesë e tyre. E duke mos u bërë pjesë e tyre, bëhesh pjesë e grupit që paragjykohet dhe në mënyre vullnetare ndihmon ata”, tregon fillimisht Fjolla.

    Për Fjollën, çdo moment, çdo rrethanë është e vlefshme për të rritur sadopak vetëdijen mbi integrimin në shoqëri të personave me nevoja të veçanta.

    “Është shumë e vështirë për ta vlerësuar veten dhe rolin tim në shoqëri, por e di që me mendje e zemër jam munduar që çdokush që më është afruar e me këdo që kam shkëmbyer të paktën dy – tri fjalë të jenë fjalë për vetëdijesimin dhe gjithëpërfshirjen e personave me nevoja të veçanta në shoqëri. Jam munduar që në shkollat që kam punuar të mirë-informoj nxënësit dhe mësimdhënësit e të krijoj një ambient gjithëpërfshirës për nxënësit me nevoja të veçanta që asistoja atë kohë”.

    Të jetuarit me personat me nevoja të veçanta, Fjolla thotë se e ka bërë të përjetojë dy emocione shumë të ndryshme; se sa e dashur dhe e vrazhdë është bota. E dashur nga ajo që njeriu merr prej personave me nevoja të veçanta dhe e vrazhdë nga ajo që rrethi ofron. “Është përtej të pashpjegueshmes sa paragjykuese, diskriminuese dhe jo njerëzore mund të jetë bota dhe njerëzit pa nevoja te veçanta”, thotë Fjolla.

    Një ndër dëshirat e saj është krijimi i programeve për punë vullnetare në shkollat në Kosovë, në mënyrë që të gjithë të informohen njësoj rreth të gjitha shtresave shoqërore, çka sipas saj mungon shumë. “Nëse mësohemi ta duam tjetrin për atë që është e duke mos e përqeshur ose gjykuar për atë që është e ashtu siç është, bota do të ishte vend akoma më i jetueshëm”.

    Në punën e saj të përditshme, Fjolla punon kryesisht me personat me Sindromën Down dhe ata me autizëm. Së fundmi, në Times Square u shfaq fotografia e pesëvjeçarit Beni Godeni bashkë me Fjollën e cila më herët kishte qenë kujdestarja e tij. Fotografia u përzgjodh në mesin e 100 fotografive më të mira në konkursin e përvjetshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Sindromes Down.

    “Në momentin kur është përzgjedhur fotoja e Benit, e jona e përbashkët, të shfaqet në Times Square ka qenë një ndjesi shumë e mirë ama jo arritja ime më e madhe, ka qenë shumë e rëndësishme sepse është diskutuar shumë e në momentin që diskutohet Beni flitet edhe për sindomen Down, e sa më shumë që flitet aq më e zëshme bëhet kjo pjesë e shoqërisë e aq më shumë informohen të tjerët.”

    Fjolla Rraci momentalisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo vazhdon edhe atje angazhimin e saj për personat me nevojat e veçanta./Akademi Pune/

    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2025
    Eugen Cakolli nga DnV ka reaguar lidhur me vendimet e PZAP-së për ankesat e subjekteve politike, i cili tha se ankesat nuk...
    Lajme19 Mars 2025
    Policia e Kosovës  ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim parash. Sipas një njoftimi të Policisë së Kryeqytetit, i dyshuari ka...
    Lajme19 Mars 2025
    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur edhe për ndryshimet në skenën politike botërore dhe efektin që do ta kenë edhe për...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2025
    11 trupa të personave të zhdukur janë gjetur në varrezën masive në Bishtazhin. Këto viktima më 2 prill 1999, bashkë me qindra...
    Sport19 Mars 2025
    Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së play-offit në Ligën e Kombeve kundër Islandës, duke...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Qeveria gjermane në largim është dakorduar për t’i dhënë këtë vit Ukrainës ndihma shtesë ushtarake mbi 3 miliardë euro, pasi ligjvënësit kanë...
    Lajme19 Mars 2025
    Një 26-vjeçari me inicialet E.G. i është shqiptuar gjobë prej 150 eurove, një pikë negative dhe masa e pezullimit të patentë-shoferit për...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Një deklaratë e mëtejshme do të bëhet “së shpejti”, shtoi ai. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka publikuar një mesazh të shkurtër...
    Lajme19 Mars 2025
    Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas zbulimit të një varreze masive në Bishtazhin, ku janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të 11...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.