×
  • Lajme
  • Lajme

    Njësia e Kërkim-Shpëtimit e FSK-së trajnohet nga instruktorët italianë për “Alpinizëm Ushtarak”

    FrontOnline
    17 Maj 2022

    Kompania e Kërkim-Shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile është duke ndjekur trajnimin “Alpinizëm Ushtarak” i udhëhequr nga ekipi mobil i instruktorëve të shkollës verore të Italisë. Trajnimi është duke u realizuar në Kazermën “Evropianët e rinj” në Pomozotin dhe në lokacione të ndryshme, që u ofrojnë mundësi pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që të mësojnë teknika për kalimin e zonave malore me shkëmbinjtë, ngjitje në sipërfaqe shkëmbore dhe lëshimin me litarë nga lartësitë e ndryshme.

    Për të parë nga afër realizimin e këtij trajnimi, sot, tek vendi i quajtur Guri i Plakës, qëndruan për vizitë zëvendës ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Shemsi Syla, zëvendës komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral major Enver Cikaqi, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, zëvendës komandanti i KFOR-it, Gjeneral brigade, Luca Piperni, zëvendës komandanti i Gardës Kombëtare, kolonel Shaip Haziri si dhe oficerë të lartë të FSK-së dhe përfaqësues të Ambasadës italiane dhe KFOR-it.

    Qëllimi i trajnimit është që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të ngritin kapacitetet profesionale, duke përfituar nga përvoja e ekspertëve italianë në këtë fushë, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur në përballje me fatkeqësi malore, duke ju përshtatur vendit, kohës dhe kushteve atmosferike.

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Lajme10 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar kryetarët e partive parlamentare për të diskutuar rreth agjendës legjislative për sezonin pranveror. RTV21...
    Lajme10 Maj 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 13-38...
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Gjermania do t’i katërfishojë forcat e saj në kuadër të KFOR-it në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të rishqyrtojë anëtarësimin e Palestinës...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi një “zgjerim të zonës së operacionit” në Rafah të enjten vonë, tha një zyrtar izraelit. Kjo...
    Kronika10 Maj 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës, ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor. Kjo pasi ai po dyshohet se ka fotografuar ose incizuar pa...
    Lajme10 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e...
    Sport10 Maj 2024
    Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka fituar pikët e radhës në Kampionatin Mesdhetar në Ankara të Turqisë. Pas një ndeshje të...
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania e do Kosovën në Këshillin e Evropës, por duhet një shumicë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.