×
  • Lajme
  • Lajme

    Njeriu i afërt me Azem Sylën dhe bashkëpartiaku i Hardinajt dërgohet në Hagë

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Liridon Zogjani përmes një njoftimi në profilin e tij në “Facebook”, ka treguar se babai i tij Adem Zogjani në orën 7 e 30 të mëngjesit të sotëm është ftuar nga misioni i EULEX-it në Kosovë dhe nga aty është dërguar për në Hagë.

    Ai thotë se për një gjë të tillë s’është vënë në dijeni as babai i tij e as familja.

    “Sot ne ora 07:30 te mëngjesit , Babi është ftuar nga misioni Eulex dhe nga aty është dërguar për ne Hage , pa e ditur dhe pa e kuptuar as ai dhe as familja”, ka shkruar Liridon Zogjani.

    Zogjani ka thënë se babai i tij nga Prokuroria Speciale është ftuar shkaku i veprimtarisë në periudhën e luftës.

    “Nga Prokuroria speciale është ftuar për periudhën e luftës”, ka shtuar tutje.

    Ai tutje ka thënë se babai i tij ka qenë përkrahës i celulave të para të UÇK’së bashkë me vëllain e tij Hysen Zogjanin.

    Adem Zogjani ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Fushë Kosovës.

    Megjithatë Zogjani në vitin 2019 kishte vendosur që të largohej nga partia që drejtonte Kadri Veseli dhe i ishte bashkuar partisë së Ramush Haradinajt.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, po thotë se PDK, LDK dhe AAK janë bllokuese të konstituimit të Kuvendit, ndonëse partia të cilës...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një e mitur dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai i saj në Pejë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së...
    Lajme12 Korrik 2025
    Trupi Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” ka caktuar datën 16 korrik 2025 për ta bërë publik vendimin e tyre në...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka takuar kongresistin Ritchie Torres, në Nju Jork. Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është mirënjohëse...
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës në Pejë,  në kuadër të një aksioni kundër narkotikëve...
    Lajme12 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar preisdenten e vendit, Vjosa Osmani, duke thënë se dikur e quante Marrëveshjen e Uashingtonit cenim...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sonte në mbrëmje në Prishtinë me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri në Shqipëri, 5 nga të cilat janë ende aktive. Ministria e Mbrojtjes...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.