×
  • Lajme
  • Lajme

    Njerëzit e Albin Kurtit nisin me reagime, pas akuzave ndaj tij prej Qeverisë së Edi Ramës

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2020

    Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Shqipërisë, Erion Braçe, pasi ky i fundit hodhi kritika në drejtim të Albin Kurtit.

    Abazi i ka kujtuar Braçes ’21 Janarin’ dhe i ka thënë se akoma nuk keni vënë drejtësi edhe pse kenë 7 vite në pushtet.

    Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ramës, kritikoi Kurtin se po e paraqet vetën si shpresë, e thotë se shqiptarët i kanë vuajtur idhujt si shpresë e si zgjedhje. Tutje Abazi i’u ka drejtuar Braçes duke i thënë se dhuna në Shqipëri është sistemike, dhe e strukturuar nga lart-poshtë.

    “Ti personalisht, edhe nje here me shume, flet per sistem politik, ekonomik korruptiv dhe sjell si shprese vehten-po i harroj 200 spartanet, madje deri ne nivelin qe cudit, te atij qe eshte lart ne qiell e ju flet tokesoreve qe shpresojne e shpresojne e nuk marrin guret; Me ndje qe dua te te ule ne toke Albin, por ne shqiptaret i kemi vuajtur shpesh e rende idhujt si shprese, aq me keq si zgjidhje”, ka shkruar Brace.

    “Në vend që z. Braçe të merret me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ai do ishte më i dobishëm po të ishte i sinqertë e t’i tregonte publikisht Edi Ramës pse është i drejtë shkarkimi dhe hetimi i Ardi Veliut, pse ky akt është minimumi i domosdoshëm për të treguar reflektim të vërtetë institucional dhe pse Edi Rama është i vonuar në përmbushjen e kësaj kërkese legjitime të protestuesëve, të cilën Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri e ka mbështetur prej fillimit” iu është kundërvyer Abazi Braçes në Facebook.

    Njoftimi i plotë

    Pas statusit të gjatë të zv. kryeministrit, Erion Braçe, mbi Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtin, ia rikujtojmë z. Braçe se shumë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, unë përfshirë, ishim aty më “21 Janar”, kur u vranë protestuesit në Tiranë, kur u rrahën nga policia e kur na hidhnin gaz lotsjellës. Ishim aty dhe kemi kërkuar drejtësi edhe në vitet që ndoqën. Mirëpo, të gjithë e dimë se për “21 Janarin” nuk u vendos kurrë drejtësi, edhe pse Partia Socialiste është prej 7 vitesh në pushtet!

    Në protestat e nisura prej 9 dhjetorit me thirrjen “Drejtësi për Klodianin” kemi qenë sërish aty, në krah të protestuesëve që janë rrahur para dhe pas arrestimit. Nuk jemi pajtuar me shkatërrimet që i kanë ndodhur selisë së Partisë Socialiste as në Shkodër e as në Tiranë, dhe këtë e kemi bërë të qartë me deklarata publike ku i kemi kërkuar distancim protestuesëve prej këtyre akteve. Gjithashtu, u kemi uruar publikisht shërim të shpejtë e të plotë protestuesëve dhe efektivëve të policisë që janë lënduar në këto protesta. Por jemi shumë të vetëdijshëm që edhe pse ka ndërruar pushteti në Shqipëri, thjesht janë ndërruar rolet, por jo edhe lloji i regjimit. Dhuna në Shqipëri është sistemike, dhe e strukturuar nga lart-poshtë, është indirekte dhe direkte, është dhunë e përditshme ne shtetin e kapur.

    Edi Rama iku nga protesta e “21 Janarit” duke i lënë protestuesit në rrugë, pa e mbyllur protestën ku qytetarët rriheshin në mënyrë të shfrenuar nga policia. Këtë e mbaj mend mirë unë dhe gjithë shqiptarët. Gati 10 vite më vonë, në protestat ku po kërkohet “Drejtësi për Klodianin”, sërish populli është i indinjuar me pozitën, i dhunuar nga policia dhe i braktisur nga opozita, që nuk i doli për zot këtyre protestave për drejtësi. Kemi qenë aty më “21 Janar”, jemi aty edhe sot, për të kërkuar drejtësi, sepse ne nuk kemi ndryshuar.

    Nuk mund të ketë drejtësi për Klodianin me Policinë e Shtetit të drejtuar nga kryepolici Ardi Veliu, që tentoi të manipulonte e mashtronte opinionin publik në orët e para pas vrasjes së Klodianit. Nuk mund të ketë drejtësi për Klodianin pa një hetim të plotë të zinxhirit komandues të Policisë së Shtetit për këtë rast dhe për dhunën shproporcionale ndaj protestuesëve. Në vend që z. Braçe të merret me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ai do ishte më i dobishëm po të ishte i sinqertë e t’i tregonte publikisht Edi Ramës pse është i drejtë shkarkimi dhe hetimi i Ardi Veliut, pse ky akt është minimumi i domosdoshëm për të treguar reflektim të vërtetë institucional dhe pse Edi Rama është i vonuar në përmbushjen e kësaj kërkese legjitime të protestuesëve, të cilën Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri e ka mbështetur prej fillimit.

    Shqipëria nuk ka një forcë socialdemokrate në pushtet. Krerët e Partisë Socialiste e kanë përshpejtuar brutalitetin e sistemit ekonomiko-politik neoliberal, duke vazhduar shitjen e shkatërrimin e pasurive kombëtare, duke rrënuar shëndetësinë dhe arsimin, e duke i çuar pabarazitë ekonomike në ekstrem. Brutaliteti i këtij sistemi nuk mirëmbahet dot ndryshe përveç se me dhunë të ushtruar ndaj qytetarëve, përmes instalimit të shtetit policor. Që të çrrënjoset shteti policor, nevojiet ndryshimi njëherë e mirë i modelit ekonomiko-politik, drejt socialdemokracisë. Nga njëra anë lufta ndaj pabarazisë, e nga ana tjetër nacionalizmi progresiv shqiptar, ky është kombinimi emancipues për ne si shoqëri e si komb.

    Në vijm një fragment i shkëputur nga komunikata e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi “21 Janarin”, që është aktuale edhe sot:

    “Në institucionet e shtetit shqiptar zakonisht i shohim partitë pa popull kurse sot e pamë popullin pa parti, të zemëruar me pozitën dhe të braktisur nga opozita. Kjo demonstratë tregoi hendekun midis qytetarëve të pakënaqur dhe qeveritarëve të vetëkënaqur, por edhe konfirmoi hendekun tjetër midis popullit dhe opozitës”.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme15 Shtator 2024
    Prindërit e nxënësve të klasës së dytë, paralelja e katërt, në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, kanë vendosur të mos i dërgojnë...
    Lajme15 Shtator 2024
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka shpeshtuar vizitat në Kosovë. Sot, ai njoftoi se ishte në Pejë për një “aktivitet shumë...
    Lajme15 Shtator 2024
    Që nga fillimi i qeverisjes Kurti II, u është premtuar pensionistëve të vendit se do të kenë rritje. E, si duket kjo...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sërish u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë “të zbatojnë shpejtë” marrëveshjet për armët...
    Lajme15 Shtator 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës së sotme ka vizituar një familje në Pestovë të Vushtrrisë, si...
    Lajme15 Shtator 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ftuar për këtë të enjte, me 19 shtator, liderët e shteteve të Ballkanit...
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin deklaroi se Serbia është në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, por se nuk vendos për shpejtësinë...
    Lajme15 Shtator 2024
    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Arsim, nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati ka folur për Front Online lidhur me premtimin e VV-së...
    Lajme15 Shtator 2024
    Gjashtë të akuzuarve për huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar gjatë protestave të 2015-ës, ish-asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.