×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Një zarf me lëndë helmuese i drejtohet Shtëpisë së Bardhë

    FrontOnline
    20 Shtator 2020

    Një zarf që i ishte drejtuar Shtëpisë së Bardhë, përmbante një substancë të identifikuar si ricinë, një lëndë helmuese vdekjeprurëse, njoftuan disa media të shtunën, duke cituar një zyrtar federal të informuar për këtë çështje.Zarfi që besohet të ketë ardhur nga Kanadaja u kap në një qendër postare qeveritare para se të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë, njoftuan New York Times, CNN dhe Wall Street Journal.I pyetur në lidhje me njoftimet, FBI-ja tha se agjencia dhe “Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara dhe dhe partnerët e Shërbimit të Inspektimit Postar po hetojnë një letër të dyshimtë të marrë në një objekt të postës qeveritare. Në këtë moment, nuk ka ndonjë kërcënim për sigurinë publike”.

    Shtëpia e Bardhë dhe Shërbimi Sekret i SHBA nuk pranuan të komentojnë. Ricina gjendet në gjendje të natyrshme, por duhet ndërmarrë një veprim i qëllimshëm për ta shndërruar atë në një armë biologjike. Ricina mund të shkaktojë vdekje brenda 36 deri në 72 orësh nga ekspozimi në një sasi aq të vogël sa një majë gjilpëre. Asnjë antidot i njohur nuk ekziston.

    Ka pasur incidente të shumta që përfshijnë zarfe të postuara me ricinë për zyrtarët amerikanë. Në vitin 2018, një person nga Utah, William Clyde Allen III, u akuzua për kërcënimeve të lidhura me ricinë, përfshirë postimin e një kërcënimi kundër Trump dhe zyrtarëve të tjerë federalë përfshirë Drejtorin e FBI-së Christopher Wray. Të gjitha zarfat e dërguara përmbanin ricinë. Allen mbetet në paraburgim.Dy persona u dënuan në incidente të veçanta për dërgimin e letrave të me ricin Presidentit të atëhershëm Barack Obama. Në maj të vitit 2014, një person nga Misisipi, James Everett Dutschke, u dënua me 25 vjet burg pasi u shpall fajtor për dërgimin e letrave me substancën vdekjeprurëse zotit Obama, si dhe një senatori amerikan dhe një gjykatës i shtetit.

    Në korrik 2014, një aktor nga Teksasi u dënua me 18 vjet për dërgimin e letrave që përmbanin ricinë për zotin Obama dhe ish-kryebashkiakun e New York-ut, Michael Bloomberg.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Maj 2025
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka zgjedhur një fotografi për ta uruar për fitoren në zgjedhje Edi Ramën,...
    Bota/Rajoni14 Maj 2025
    Në një takim me drejtuesit politikë të koalicionit opozitar këtë të mërkurë, ish-kryeministri dhe kryedemokrati Sali Berisha tha se protesta në datën...
    Bota/Rajoni14 Maj 2025
    Është e paqartë nëse presidenti rus Vladimir Putin do t’i bashkohet diskutimeve, tha Trump. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tregoi se nuk...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Maj 2025
    Në një takim me drejtuesit politikë të koalicionit opozitar këtë të mërkurë, ish-kryeministri dhe kryedemokrati Sali Berisha tha se protesta në datën...
    Lajme14 Maj 2025
    Pas njoftimit që lëshoi Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë për takimin që Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa, zhvilloi...
    Sport14 Maj 2025
    Skuadra e Trepçës ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e katërt të finales së “play-off”-it të Superligës së Kosovës...
    Bota/Rajoni14 Maj 2025
    Është e paqartë nëse presidenti rus Vladimir Putin do t’i bashkohet diskutimeve, tha Trump. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tregoi se nuk...
    Lajme14 Maj 2025
    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka publikuar një video ku shihet kompania e pastrimit duke i larguar mbeturinat e grumbulluara kryeqytet. Gjatë...
    Lajme14 Maj 2025
    Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i OVL-UÇK’së, ka folur rreth vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekatarina Trendafilova, dhe protestës së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.