×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Një ushtar amerikan akuzohet për planifikim të sulmit terrorist në njësitin e vet

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Një ushtar i Shteteve të Bashkuara është akuzuar për terrorizëm dhe planifikim të një sulmi vdekjeprurës në njësitin e vet duke i dërguar informata një grupi neonazist.

    Ethan Melzer, 22 vjeç, akuzohet për dërgim të detajeve të ndjeshme rreth njësitit të vet ushtarak te grupi “The Order of the Nine Angles”, shkruan “BBC”.

    Departamenti i Drejtësisë këtë grup e cilëson si neonazist, ekstremist dhe të dhunshëm, të motivuar nga aspekti racor.

    Dyshohet se ky ushtar ishte duke planifikuar që këto informata t’u dërgoheshin xhihadistëve, të cilët më pas do ta kryenin sulmin.

    Plani i tij u zbulua në fund të muajit të kaluar nga FBI-ja dhe ushtria amerikane. Ky ushtar u arrestua më 10 qershor.

    Melzer ishte regjistruar në ushtrinë amerikane në dhjetor të vitit 2018 dhe e kishte filluar shërbimin aktiv në qershor të vitit të kaluar.

    Ai është akuzuar për tentim të vrasjes së qytetarëve amerikanë, tentim të vrasjes së stafit ushtarak, tentim të shpërndarjes së materialeve te terroristët dhe planifikim të vrasjes dhe gjymtimit në një shtet të huaj.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Korrik 2024
    Kamala Harris ka firmosur zyrtarisht deklaratën, për t’u shpallur kandidate për presidente në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor. Ajo përmes...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2024
    FBI-ja deklaroi se ish-presidenti Donald Trump u godit në vesh nga një plumb gjatë atentatit ndaj tij më 13 korrik, duke i...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Të tjera
    Lajme27 Korrik 2024
    Një gazetar ka raportuar në polici se nëpërmjet Facebookut në adresën e portalit kishte pranuar një video në gjuhen ruse ku shihej...
    Kronika27 Korrik 2024
    Një grua në Obiliq ka raportuar në Polici se është dhunuar nga burri me të cilin ishte duke bashkëjetuar prej katër muajsh....
    Kronika27 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar të premten mbrëma një qytetar në veriun e Kosovë, i cili bashkë me një pasagjer po kontrabandonte...
    Kronika27 Korrik 2024
    Një person në gjendje të dehur ka sulmuar të premten një polic. Rasti ka ndodhur në rrugën “Mbreti Pirro”, rreth orës 01:20....
    Sport27 Korrik 2024
    Pasi nuk arritën të nënshkruajnë me Leny Yoron, Real Madridi ka vendosur që të mos e transferoj një qendërmbrojtës të ri, përkundër...
    Kronika27 Korrik 2024
    Një grua në Fushë Kosovë ka raportuar në Polici se pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.