×
  • Opinione
  • Opinione

    Një udhëheqës fisi, përballë shtetit shqiptar

    Mero Baze
    27 Nëntor 2023

    SHKRUAN: Mero Baze

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëritën qëndrimin e tyre kundër personave të shpallur “non grata” dhe paralajmëruan aktorët e tjerë politikë që bashkëpunojnë me ta, se nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi të SHAB ndaj tyre.

    Përsëritja e komenteve nga Ambasada e SHBA në Tiranë, vjen pas përpjekjeve të Sali Berishës për ta relativizuar ndëshkimin ndaj tij dhe familjes së tij, duke qenë një rast unik që jo vetëm nuk e pranon ndëshkimin, por po përpiqet të bëjë rezistencë politike kundër tij.

    Ndaj sanksioneve të SHBA për individë në çdo vend të botës ka dy qëndrime. Vendet pro-perëndimore apo që janë nën influencën e SHBA, jo vetëm i pranojnë ato vendime, por adaptojnë ndaj të sanksionuarve ndëshkime ligjore duke u hetuar për veprimtarinë e tyre. Ky është dhe rasti i gjithë personave të sanksionuar në Shqipëri, që nga Adriatik Llalla, Vangjush Dako, Sali Berisha etj., Shkëlzen Berisha, Argita Malltezi etj.

    Ka dhe një standard tjetër. Vendet anti-amerikane dhe që janë në konflikt me influencën e politikës amerikane, i heroizojnë personat nën sanksione.

    Fjala vjen të sanksionuarit rus nga SHBA janë heronjtë e Rusisë.

    Dodik në Bosnjë si përfaqësues i nacionalizmit serb është hero dhe në Serbi, vetëm pse është sanksionuar nga SHBA. Po ashtu krerë të organizatave kriminale islamike të sanksionuar nga SHBA janë heronj të militantëve islamikë.

    Pra ata reagojnë kundër SHBA, njësoj si Sali Berisha, i cili po tenton të bëhet “hero” për shkak të sanksioneve perëndimore ndaj tij.

    Ekziston dhe një kategori e tretë e brishtë e vendeve që duan të jenë dhe me SHBA, dhe kundër saj, të cilët nuk arrijnë deri tek kjo vijë sjellje e Berishës.

    Fjala vjen, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, është një politikan i qartë anti-perëndimor, por përpiqet të mbajë mirë raportet me Perëndimin. Ai natyrisht që nuk ka dëshirë të ketë punë me SHBA dhe Brukselin, por kur SHBA i shpalli shefin e shërbimeve sekretë Vulin si “non grata”, u detyrua ta largonte atë nga detyra.

    Edhe Albin Kurti është një anti-amerikan i vetdeklaruar për shkak të vijës së tij ideologjike, por u detyrua ta largojë nga puna një drejtor tenderësh të sanksionuar nga SHBA si i korruptuar.

    Sali Berisha nuk është as në standardin e këtyre, por është në standardin e vendeve thellësisht anti-amerikane, si Rusia apo organizatat politike të botës islame që mbështesin terroizmin.

    Ky është i vetmi që po përpiqet të organizojë një kryengritje anti-amerikane në një vend pro-amerikan, duke mos pranuar qëndrimin e tyre.

    Ai nuk pranon sanksionet e SHBA ndaj tij për minim të demokracisë, korrupsion madhor dhe presion mbi drejtësinë.

    Nuk pranon asnjë vendim gjykate ndaj tij, duke i shpallur antikushtetuese.

    Nuk pranon asnjë fakt kompromentues ndaj tij të zbuluar nga prokurorët antikorrupsion, edhe pse familja e tij del e lidhur me gjithë rrjetin e krimit të organizuar në Shqipëri.

    Nuk pranon asnjë akuzë për fëmijët e tij dhe sillet gjithë ditën si avokat popullor i historive të tyre kriminale.

    Praktikisht Sali Berisha nuk pranon sistemin tonë, shtetin që kemi vendosur të jetojmë, rregullat e tij, aleancat tona strategjike, dhe të gjitha këto i bën vetëm për hallin e tij personal dhe të familjes së tij.

    Ai sillet si i pari i fisit Berisha, që nuk ka punë me shtetin shqiptar, por që ka rregullat e tij, kanunin e tij, standardet e tij, gjykatat e tij popullore, prokurorinë e tij ku është vet kryeprokuror, politikën e tij ku është vet president, qeverinë e tij ku është vet kryeministër, edhe pse mbrapa ka vetëm pjesëtarët e fisit të tij.

    Është një histori unike se si një udhëheqës fisi mendon se duke vetëshpallur qeverinë e fisit të tij, mund t’i bëjë karshillëk shtetit shqiptar.

    Çfarë borxhi i ka Shqipëria një njeriu që e ka bërë dy herë president, dy herë kryeministër, ka duruar shkatërrimin e shtetit prej tij në vitin 1997 dhe zhytjen e Shqipërisë në një spirale korrupsioni dhe rrënimi ekonomik?

    Asnjë borxh.

    Veçse t’i tregojë se shteti shqiptar dhe shteti i fisit të tij nuk mund të bashkëjetojnë. Dhe se Shqipëria s’ka ndërmend të mundet nga fisi i tij.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.