Sot KRU “Gjakova” filloi ekzekutimin e punimeve në Brekoc 3, lagjja e Jetishëve, ku për herë të parë po bëhet shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në këtë lagje në të cilën 70 familje do të kyçen në rrjetin e ujësjellësit.
Gjatësia e tërësishme e rrjetit është 8 km, ndërsa vlera e kontraktuar është 40 mijë euro.
Projekti realizohet me iniciativë dhe mjete vetanake të ujësjellësit KRU “Gjakova” me operatorin ekonomik King Sh.P.K.
KRU “Gjakova” uron banorët e kësaj zone për ujin e pijes, të cilët janë konsumatorët më të rinj që do t’i shtohen ujësjellësit.