×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Një tjetër goditje ndaj demokratëve, republikanët sigurojnë shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve

    FrontOnline
    14 Nëntor 2024

    Republikanët kanë siguruar një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, duke shtrirë kontrollin e tyre në dhomën e ulët dhe duke pasë një ‘trifekti qeverisës’ në Uashington që mund t’i japë Donald Trump fuqi gjithëpërfshirëse për të miratuar agjendën e tij legjislative.

    Associated Press tha të mërkurën në mbrëmje se republikanët kishin fituar të paktën 218 vende në Dhomën e Përfaqësuesve prej 435 anëtarësh pas një fitoreje në Arizona, një lajm që erdhi më shumë se një javë pas mbylljes së qendrave të votimit në të gjithë SHBA-në dhe derisa Trump bëri njoftime për emërimet në kabinetin e tij e që shkaktuan edhe tronditje përmes Uashingtonit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    Kjo siguron që republikanët do të vazhdojnë të kenë një rol të madh në çështjet kyçe si financimi i qeverisë, negociatat për tavanin e borxhit dhe ndihma e huaj dhe ajo parashikon një fund të shpresave të demokratëve se Dhoma e Ulët mund të shërbejë si një bllokadë kundër agjendës së Trump.

    Republikanët tashmë kishin fituar Shtëpinë e Bardhë dhe kishin rifituar shumicën në Senat, kështu që fitorja e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve u siguron atyre komponentin e fundit të ‘trifektit’ të tyre qeverisës. Edhe pse ata do të kenë një shumicë të vogël, republikanët kanë treguar se do të përdorin ‘trifektin’ e tyre me efekt maksimal kur Kongresi i ri të formohet në janar.

    Demokratët bënë fushatë të pasuksesshme për nevojën për të kufizuar “mosfunksionimin” aktual në Kongres, pasi shumica e ngushtë e republikanëve e solli vazhdimisht Dhomën në një bllokim.

    Kur republikanët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në janar 2023, u deshën 15 runde votimi për të zgjedhur Kevin McCarthy si kryetar, pasi afërsisht 20 anëtarë të ekstremit të djathtë nuk e mbështetën. Nëntë muaj më vonë, McCarthy u rrëzua pasi tetë nga kolegët e tij republikanë votuan me demokratët e Dhomës për ta hequr atë nga posti i kryetarit.

    *Trifecta është një term që përdoret në politikat e SHBA-së për të përshkruar situatën kur një parti politike kontrollon të tre degët kryesore të qeverisë: Kongresin, Shtëpinë e Bardhë (presidencën) dhe Gjykatën e Lartë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Bujar Nasufi është identiteti i 56-vjeçarit i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë,...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.