×
  • Opinione
  • Opinione

    Një shembull i keq ekonomik

    FrontOnline
    08 Nëntor 2023

    Shkruan: THE ECONOMIST

    Europa nuk duhet të kopjojë modelin “Bidenomics”. Ajo ka nevojë për një treg të përbashkët më të thellë dhe më ekologjik, jo për më shumë ndihma shtetërore, shkruan The Economist

    Është e lehtë të kuptohet pse Europa ndien dëshirën të kopjojë politikat ekonomike të presidentit Joe Biden. Humbja e karburanteve fosile ruse me çmim të lirë ka bërë që tranzicioni në energjinë e pastër të shihet si një çështje e sigurisë kombëtare.

    Gjermania, ekonomia më e madhe e Europës, ka frikë se industria e saj e automobilave do të humbasë pjesën e tregut ndaj prodhuesve të makinave elektrike në Kinë dhe Amerikë, të subvencionuara nga shteti.

    Dhe ekonomia e Eurozonës po mbetet gjithnjë e më mbrapa asaj të Amerikës. Ekonomitë europiane më në vështirësi po vuajnë nga një inflacion mbi nivelin 10%, plakja e shpejtë e popullsisë, borxhe të larta publike dhe private dhe kërcënimi i autokracive.

    Këtë javë, FMN-ja tha se ekonomia e Eurozonës do të rritet me vetëm 0.7% në vitin 2023. Ndërsa ajo e Amerikës pritet të rritet tri herë më shpejt.

    Prandaj, shumë europianë mendojnë se përgjigjja ndaj këtyre sfidave do të ishte politika industriale e stilit të Biden-it. BE-ja ka zbutur rregullat e ndihmës shtetërore që kufizojnë investimet e subvencionuara dhe synon të vendosë synime për prodhimin e mallrave ekologjike brenda bllokut.

    Franca dhe Gjermania po debatojnë mbi mënyrën se si (jo nëse) duhet të subvencionojnë energjinë elektrike për përdoruesit industrialë. Edhe Partia Laburiste e Britanisë, e cila ndoshta do të zgjidhet në krye të qeverisë në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2024, synon të shpenzojë bujarisht në industri.

    Megjithatë, imitimi i Bidenomics është një gabim. Në Amerikë dhe gjetiu, joshja e prodhimit me subvencione do të krijojë humbje parash dhe me kalimin e kohës, do t’i nxisë firmat të garojnë për subvencione, në vend të klientëve.

    Dhe megjithëse është e vërtetë se Franca, me një filozofi ekonomike dirigjiste që po bëhet gjithnjë e më popullore në Bruksel, ka pasur sukses në politikën industriale, rrjeti i institucioneve dhe normave të Francës që bën të mundur të mos tejkalohet ndërhyrja e shtetit, është i vështirë për t’u imituar nga i gjithë Bashkimi Europian, ashtu siç modeli ekonomik i Gjermanisë, nuk mund të vihej në praktikë diku tjetër.

    Përvojat e fundit të Europës janë të lidhura ngushtë me fuqinë e tregjeve. Pasi Rusia pushtoi Ukrainën, industria gjermane kishte frikë se humbja e gazit rus do të shkaktonte një katastrofë ekonomike. Në vend të kësaj, prodhimi industrial u ruajt dhe firmat u përshtatën me shpejtësi.

    Ndryshe nga Amerika, BE-ja ka një mekanizëm të njëtrajtshëm të çmimit të karbonit. Pas një fillimi të vështirë në vitet 2000, skema e tregtisë dhe e emetimeve (ETS) është bërë standardi i artë për çmimin e karbonit, duke e nxitur sektorin privat të gjejë mënyrat më efikase për të ulur emetimet e karbonit.

    Politikat më të mira për Europën do të ishin ato që do të mbështeteshin në qasjen e saj të mëparshme miqësore ndaj tregut. BE-ja duhet të nxisë një treg të përbashkët ekologjik dhe konkurrues, duke përfshirë shërbimet dhe kapitalin, që do të thotë se duhen frenuar ndihmat shtetërore.

    Blloku duhet të lejojë që çmimi i karbonit për sektorët e rinj, të rritet më shpejt nga sa ishte planifikuar dhe të marrë seriozisht një divident klimatik për qytetarët.

    Gjithashtu duhet të tregtojë lirisht me aleatët, në mënyrë që detyrat e mëdha të dekarbonizimit, heqjes së rrezikut të zinxhirëve të ndjeshëm të furnizimit dhe forcimit të mbrojtjes, të mund të arrihen me një kosto më të ulët.

    BE-ja nuk do të ishte më e sigurt dhe as më e pasur, nëse do të kishte kampionë kombëtarë që do të prodhonin 27 lloje të ndryshme tankesh.

    Për të nxitur rritjen, shpenzimet e reja të qeverisë duhet të përqendrohen në infrastrukturë, jo në ndihma shtetërore. Gjermania duhet të ndreqë sistemin e saj hekurudhor që është lënë aq shumë pas dore, sa që është gati të përmbyset.

    Franca duhet të mos bllokojë më ndërlidhësit që kanalizojnë energjinë diellore nga Spanja me diell, në pjesën tjetër më të ftohtë të Europës. Dhe qeveritë mund të hartojnë rregulla prokurimi që nxisin energjinë e gjelbër ose forcojnë sigurinë, por që njëkohësisht respektojnë tregun e përbashkët dhe parimet e tregtisë së lirë.

    Europianët mund të tundohen të mendojnë se, meqë Amerika është bërë tashmë proteksioniste, të gjithë të tjerët duhet të ndjekin të njëjtin shembull, ose përndryshe do të mbeteshin mbrapa.

    Në fakt, arsyeja pse Amerika ka pasur përparësi ekonomike afatgjatë në krahasim me vendet e tjera të botës, është se ajo ka qenë më e përkushtuar ndaj tregjeve, jo më pak.

    Kjo do të thotë se kthesa e saj e fundit drejt ndërhyrjes shtetërore, është një lajthitje dhe jo një shembull që duhet ndjekur.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti ka komentuar pëlqimin që ka Driloni për Sarën, duke e kritikuar pse ai nuk bën asgjë për të. Sipas Vullnetit, Driloni...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat e Gruas nga Klina...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lansuar spotin e nisjes së fushatës, ku ka folur për zgjedhjet e...
    Lajme10 Janar 2025
    Bashkimi Evropian ka deklaruar se është duke ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, që lidhen me veprimet e...
    Lajme10 Janar 2025
    Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimit të afatit të suspendimit, është njoftuar prapë për vazhdimin...
    Vip10 Janar 2025
    Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me nofkën “Gjesti”, është bërë një fenomen në botën e showbizit në Kosovë dhe Shqipëri. Gjesti tashmë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.