×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Një rrugë në Uashington me emrin e doktorit që sinjalizoi rreth COVID-19

    FrontOnline
    09 Maj 2020

    Ligjvënësit amerikanë kanë paraqitur për miratim një projektligj që synon të ndryshojë emrin e rrugës përpara ambasadës kineze në Uashington me qëllimin për të nderuar doktor Li Wenliang, njeriun që sinjalizoi rreth përhapjes së COVID-19, por që u pengua nga Pekini për ta përhapur lajmin në masë. Pak kohë më pas vetë doktor Li vdiq nga kjo sëmundje.

    “Kam nderin të prezantoj ligjin për riemërtimin e rrugës përpara ambasadës kineze me emrin e doktor Li“, tha ligjvënësja amerikane Liz Cheney nga Uajomi e cila e prezantoi projektligjin në Dhomën e Përfaqësuesve.

    “Uroj që kjo të shërbejë si një kujtesë e vazhdueshme për botën dhe qeverinë kineze se e vërteta dhe liria do të mbizotërojnë, se ne nuk do ta harrojmë trimërinë e doktor Li dhe se Partia Komuniste Kineze do të mbahet përgjegjëse për ndikimin shkatërrues të gënjeshtrave të saj“, tha ajo.

    Një projektligj shoqërues u prezantua në Senat në të njëjtën ditë. Senatori Ben Sasse nga Nebraska, një nga nxitësit e legjislacionit, tha se doktor Li vlerësohet si një “hero i popullit kinez”.”

    “Populli kinez e di se ishte Partia Komuniste ajo që kërkoi të heshtë punën dhe qasjen altruiste të doktor Li“, shkruante zoti Sasse në një deklaratë. Riemërtimi i rrugës përpara ambasadës me emrin e doktor Li tha ai “do të krijojë një kontrast të fortë mes mizorisë dhe gënjeshtrave të Partisë Komuniste kineze dhe dinjitetit e dhembshurisë së popullit kinez“.

    Li Wenliang, një mjek okulist i spitalin qendror të Wuhanit, paralajmëroi disa nga kolegët e tij të shkollës së mjekësisë në fund të muajit dhjetor se një fenomen i ngjashëm me SARS-in ishte shfaqur në horizont.

    Ai u thirr nga autoritetet lokale lidhur me përhapjen e këtij alarmi. Menjëherë më pas autoritetet lëshuan urdhra ku kërkohej që askush tjetër të mos flasë mbi koronavirusin përveç zyrtarëve të caktuar nga qeveria.

    Në atë kohë, Kina nuk kishte bërë të ditur se virusi, që do të emërtohej më pas si COVID-19, mund të transmetohej nga njeriu tek njeriu dhe mjekëve që trajtonin pacientët nga kjo sëmundje nuk u kërkohej të mbanin pajisje mbrojtëse. Doktor Li u infektua nga COVID-19 dhe vdiq në spital më 7 shkurt.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.