×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Një rajon spanjoll ndalon pirjen e duhanit pas shqetësimeve për coronavirus

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Rajoni spanjoll, Galicia, ka ndaluar pirjen e duhanit në hapësira publike pas shqetësimeve se rrit rrezikun për përhapje të coronavirusit.

    Autoritetet kanë vënë njoftime për këtë ndalesë nëpër rrugë dhe hapësira publike, siç janë restorantet dhe baret, nëse masat për distancim fizik nuk mund të zbatohen.

    Ky rajon veriperëndimor është i pari që prezanton masa të tilla, ndonëse pritet që edhe rajonet tjera ta përcjellin ndërkohë, transmeton BBC.

    Vendimi vjen meqë Spanja është prekur më së keqi në Evropën Perëndimore nga coronavirusi i ri.

    Numri i rasteve të reja është rritur nga më pak se 150 në muajin qershor, në më shumë se 1,500 përgjatë muajit gusht.

    Ky shtet ka regjistruar 1,690 raste të reja me coronavirus vetëm të mërkurën, duke e çuar numrin total të të prekurve me sëmundjen COVID-19, që shkakton coronavirusi në pothuajse 330,000.

    Vendimi i Galicias është mbështetur nga një projekt kërkimor i Ministrisë së Shëndetësisë atje, i publikuar muajin e kaluar, i cili ka theksuar lidhjen në mes të pirjes së duhanit dhe rritjes së përhapjes së coronavirusit.

    Aty është thënë se rreziku rritet pasi njerëzit lëshojnë stërpika – potencialisht edhe coronavirusin – derisa pijnë duhan.

    Aty është thënë edhe se duhanpirësit rrezikojnë përhapjen e coronavirusit edhe duke prekur cigaren përpara se ta pijnë apo duke mbajtur maska dhe duke vendosur apo hequr atë disa herë gjatë procesit të duhanpirjes.

    Masa të ngjashme janë marrë gjithandej, përfshirë Afrikën e Jugut, ku shitja e cigare është ndaluar në fund të muajit mars.

    Vendimi është arsyetuar me këshillat e dhëna nga ekspertët shëndetësorë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. /REL/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Senati amerikan miratoi një buxhet të përkohshëm të premten në mbrëmje, duke shmangur mbylljen e pjesshme të qeverisë dhe duke tejkaluar kundërshtimin...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Ndonëse ishte paraparë të fillonte në orën 16:00 protesta përpara Kuvendit të Serbisë, organizatorët kanë bërë me dije se lokacioni do të...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Protesta e madhe e paralajmëruar për të shtunën në Beograd, tashmë ka nisur. Raportohet se në Bulevardin “Mbreti Aleksandar”, afër Parlamentit të...
    Të tjera
    Lajme15 Mars 2025
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se derisa në skenën globale po bëhen ndryshime të mëdha që prej ardhjes...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Kryeqyteti serb, Beogradi, është bërë epiqendra e protestave masive kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit. Qytetarë nga e gjithë Serbia janë mbledhur për...
    Lajme15 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka shkaktuar një aksident, pasi nuk ka ndaluar në shenjën “Stop” të dhënë nga...
    Lajme15 Mars 2025
    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) gjatë ditës së djeshme njoftoi se çmimi i energjie elektrike pritet të rritet për rreth 15%....
    Vip15 Mars 2025
    Gjesti dhe Xheneta janë emrat më të përfolur të momentit. Hyrja e saj në shtëpinë e BBVA, shkaktoj shumë reagime në rrjet....
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se i është drejtuar liderëve evropian duke deklaruar se rruga drejt paqes duhet të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.