×
  • Opinione
  • Opinione

    Një qasje e rrezikshme

    Imer Mushkolaj
    25 Shkurt 2024

    Shkruan: Imer Mushkolaj

    Deputetë të pushtetit po vazhdojnë të sulmojnë anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) duke ndërhyrë në vendimmarrje dhe duke cenuar pavarësinë e këtij institucioni. Kapja e mediave është mision dhe synim i këtij pushteti.

    Anëtarët e Forumit për Integritetin e Informacionit u shprehën të shqetësuar të enjten dhe dënuan ndërhyrjen e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në pavarësinë e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) në vendimmarrje, të garantuar me kushtetutën e Republikës së Kosovës. Forumi për Integritetin e Informacionit, një mekanizëm joformal i themeluar me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) nëpërmjet USAID-it, për të lehtësuar dialogun e brendshëm ndërmjet aktorëve kyçë për zgjidhjet e mundshme për problemet e ambientit medial dhe të informacionit në Kosovë, vlerësoi se organizimi i dëgjimeve mbikëqyrëse me qëllim analizimin, diskutimin dhe kontestimin e vendimeve të anëtarëve të KPM-së, ka marrë karakter hetimor dhe disiplinues.

    Profesionistë të fushës, anëtarë të Forumit, thanë se gjuha kërcënuese dhe linçuese ndaj anëtarëve të KPM’së, siç janë akuzat që iu janë bërë për tradhti kombëtare dhe korrupsion, janë të papranueshme, meqë rrezikojnë sigurinë e tyre fizike dhe integritetin profesional, si dhe nuk përkojnë me gjuhën parlamentare.

    Reagimi u bë publik një ditë para se komisioni parlamentar për media t’i ftojë për të tretën herë në raportim ata, për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të pushtetit lidhur me vendimin për kthimin e kanaleve të “Arena Sport”-it në platforma kabllore, si dhe vendimin për licencim të “Art Motion”.

    Deputetë të pushtetit kanë vazhduar edhe të premten me avazin e vjetër, duke provuar që vendime të këtij institucioni kushtetues t’i lidhin me Serbinë dhe t’i vendosin në një kontekst patriotik e folklorik. Ndërkaq, ata të opozitës kanë ngritur shqetësime për ndërhyrje në pavarësinë e KPM’së, që është kritikuar edhe nga Bashkimi Europian.

    Deputetët e pushtetit e kanë të qartë se po ndërhyjnë në pavarësinë e KPM’së në vendimmmarrje, por këtë e bëjnë me qëllim. E bëjnë për të ngritur paqartësi e dilema nëse anëtarët e këtij institucioni janë paguar “nga dikush” për të marrë vendime, janë paguar “nga dikush” për “ta kthyer Serbinë në Kosovë”. Kjo qasje është shumë e rrezikshme. Aq e rrezikshme sa vetë akuzat se gazetarë e opininistë në Kosovë paguhen nga Serbia për ta dëmtuar Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

    Ndërkohë, nëpërmjet ligjit të ri për KPM’në, pushteti synon që të kontrollojë video përmbajtjen e mediave online, duke i detyruar mediat të regjistrohen në KPM, përderisa mediat e shkruara dhe online janë pjesë e sistemit vetërregullues.

    Konceptin e vetërregullimit të mediave, një koncept i përhapur gjithandej, deputetë të pushtetit po përpiqen ta paraqesin në publik si koncept kaotik dhe që nuk i jep përgjegjësi askujt. Një gënjeshtër e madhe, siç është gënjeshtër edhe pretendimi se gazetarët dhe mediat në Koosvë mund të bëjnë çfarë të duan dhe askush nuk i ndëshkon.

    Nëpërmjet sulmeve të vazhdueshme pushteti ia ka dalë që në publik të krijojë një përshtypje negative ndaj mediave dhe gazetarëve. Duke sulmuar e linçuar gazetarë, opinionistë e media kritike, pushteti po përpiqet të gjejë adresa përgjegëjsie për dështimet e veta. Kjo qasje e rrezikshme i kushton shtrenjtë shoqërisë dhe vendit.

    * * *

    Pushtetet në të kaluarën kanë pasur, po ashtu, qasje jomiqësore me gazetarë dhe media. Por, qasja e pushtetit aktual është armiqësore. Me këtë qasje dhe këtë gjuhë ndaj mediave, zyrtarë të pushtetit po krijojnë një mjedis të pasigurt për punën e gazetarëve. Është fare e lehtë që një militant i Vetëvendosjes të sulmojë jo vetëm verbalisht, por edhe fizikisht një gazetar a opinionist, që mendon ndryshe nga ai, ndryshe nga pushteti, sepse mesazhi është i qartë: kush nuk është me ne, është armik yni.

    Duke ushqyer këtë narrativë, pushteti në njërën anë synon t’ua mbyll gojën gazetarëve dhe mediave dhe, në anë tjetër, të krijojë atmosferë armiqësore ndaj tyre në publik. Kështu, gazetarët dhe mediat kthehen në “armiq kujdestarë” dhe janë shenjestër e lehtë për t’u sulmuar nga të gjithë, veçanërisht nga miliantë partiakë dhe të tjerë që mendojnë si pushteti.

    Për shkeljet e mediave në Kosovë ekzistojnë adresa të qarta, në të cilat duhet drejtuar. Pushteti e di, por nuk është i kënaqur. Dëshiron t’i kontrollojë ato.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Opinione26 Korrik 2024
    Nga: Moira Donegan / The Guardian Në ditët e panikut pas performancës së tij katastrofale në debat, disa javë më parë qe...
    Opinione25 Korrik 2024
    Nga Ilir Metaj Për industrinë e turizmit shqiptar cildo mund të gjejë vërejtje për të bërë, sikurse cilido mund edhe të ketë...
    Opinione24 Korrik 2024
    Që përpjekjet e filmave kosovare për të eksportuar në tregjet e zhvilluara industriale të mos u ngjajnë ekskursioneve në terrene të panjohura,...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.