Një person është arrestuar në Kamenicë pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje.
Rastin në polici e ka lajmëruar familjari i tij.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, i cili vuan nga një sëmundje mendore dhe sipas tij dyshohet se është përdorues i narkotikëve, pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë në familje. Pas tretmanit mjekësor i dyshuari me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport.