Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Klinë, ndërsa i dyshuari është arrestuar, raporton FrontOnline.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 21:00 në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Viktima me autoambulacë është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës”, tha Rugova./FrontOnline/