Një person është sulmuar fizikisht nga një tjetër në Viti.
Policia ka njoftuar se deri te sulmi ka ardhë pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur personat mes vete.
Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore ku edhe i është ofruar tretman mjekësor.
“Viti 17.10.2022 – 09:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me të dyshuarin mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ai. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore ku edhe i është ofruar tretman mjekësorë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online