Një person është arrestuar për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”, në Kamenicë.
Sipas policisë, i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Krime lufte kundër popullsisë civile. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.