Një person në Zveçan është ankuar në Polici të Kosovës se disa persona kanë hedhur mjete piroteknike në oborrin e shtepisë e tij.
Si pasojë thotë se ia kanë dëmtuar derën.
Për këtë ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
“Rr. Karagjorgjeva, Zveçan 28.03.2023 – 19:00-20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur janë hedhur mjete piroteknike në oborrin e shtëpisë së tij dhe për pasojë është dëmtuar dera e hyrjes së shtëpisë. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme”, thuhet në raport./Front Online